9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

E përgatiti për publikim Akademik Dibran Fylli, regjisor

Rubrika kulturore.

Portret krijuesi

ISMET DEMAJ

Këngëtar, hulumtues e kultivues i folklorit shqiptar

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Ismet Demaj është i lindur më 27.12.1961, në fshatin Shushicë komuna e Burimit (ish Istogut) Shkollën fillore e kreu ne Rakosh, në shkollën “Ndre Mjeda”, shkollën e mesme në Burim (ish Istog) në gjimnazin ,,Vëllezërit Ribar”, tani “Haxhi Zeka”.  Si nxënës në këtë gjimnaz u dallua dhe pothuajse të gjitha aktivitetet kulturore muzikore i kryente me shokët e tij, dhe u bë emër i njohur në komunën e Burimit si këngëtar dhe gëzonte respekt si nga profesorët ashtu edhe nga qytetarët e Burimit.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pas përfundimit të gjimnazit, Ismeti vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës. Në Fakultetin juridik. Si student i dalluar, Ismeti menjëherë u kyç në Ansamblin Akademik të studentëve te UP.së ,,Ramiz Sadiku” qe udhëhiqej nga emra të njohur profesionistë të muzikës si: Fahri Beqiri, Xhemajli Berisha, Dilaver Kryeziu, me drejtor Agron Shala. Aty Ismet Demaj fillimisht ka filluar karrierën në grupin e rapsodëve me: Fatmir Makollin, Salih Berishen, Enver Muratin, Aziz Morinen, Adifetë Dalloshi, Elmaza Jashari, grup ky qe kudo prezantohej zgjonte kërshërinë e publikut, dhe Ismeti si emër doli në skenë fuqishëm, dhe u prezantua me sukses si në koncerte dhe festival edhe ne shumë vende të botës si: ne Turqi,Qiprro, Kroaci, Francë, Gjermani, Austri dhe ne shumë vende tjera.

foto e Ansamblit akademik ,,Ramiz Sadiku” Prishtinë.-viti 1983Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Ismeti tani më kishte bëë emër në fushën e muzikës, dhe një ditë, në dyert e Ansamblit Akademik u gjet edhe Qamili i Vogël qe i bëri një ofertë për bashkëpunim, dhe Ismeti me kënaqësi pranoi ofertën, dhe tani më si anëtar i rregullt i Ansamblit “Qamilit te vogël” Ismeti me hapa të sigurt rrugëtonte drejt karrierës se tij muzikore. Ismeti tani ishte bërë emër i njohur në trojet shqiptare me grupin e Qamilit të Vogël, ku në mesin e tij kishte emrat më eminent të skenës muzikore të asaj kohe si: Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj, Ismet Demaj, Remzije Osmani, Kumrije Biqaj, Selajdin Miftari, Zyle Krasniqi, e shumë emra tjer.

 

Grupi “Qamili i Vogël”  –viti 1986

Rendi i burrave: Ismet Demaj,Qamili Vogël,Salih Berisha,Niklollë Nikprelaj-Femrat:Shkurte Fejza,Remzie Osmani,Motrat Selmani, Kumrije Buqaj,

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ismeti nuk ndaloi vetëm në këndim, por së bashku me profesorët e njohur-studiues të folklorit; Bahtir Shehollin dhe Rexhep Munishin, bashkëpunoi ngushtë në mbledhjen e folklorit në Rrafshin e Dukagjinit, ku nga babai i tij, Ramadan Xhaf Demaj, së bashku me prof,dr. Rezhep Munishin mblodhi dhe arkivoi gjithë thesarin e pasur të folklorit nga ai, si dhe këngët kreshnike në lahutë qe ai i interpretonte aq bukur.

Të gjitha këto këngë janë të botuara dhe të arkivuara në Institutin Albanologjik, dega e folklorit, me të cilat prof.. dr. Rexhep Munishi doktoroi ne Francë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Lahutari Ramadan Demaj, duke kënduar në Festivalin e atëhershëm “Gllogovci 1979”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky pra është babai i Ismet Demajt dhe Ismeti vazhdoi traditën familjare brez pas brezi. Atij i këndonin të gjithë vëllezërit dhe motra, vëllai Ramë Demaj, ishte i pari që kishte përfunduar Akademinë e muzikës, në vitet e 70-ta. Kjo traditë vazhdon edhe sot, pra katër  fëmijët e Ismetit merren me muzikë edhe atë në mënyrë profesionale. Djali i madh Dardan Demaj, ka përfunduar Akademinë e muzikës në UP. dega e klarinetit, Arian Demaj, djali i dytë, studion Akademinë e muzikës, drejtimi Edukimi Muzikorë, dhe vajza Qëndresa Demaj, student e Akademisë se muzikës, drejtimi kanto, ndërsa vajza e madhe Serbeze Demaj, muzikën e ka hobi, edhe pse ka përfunduar Fakultetin e Edukimit dhe punon si mësuese në Prishtinë.

Ismet Demaj, tash e 21-vite zhvillon aktivitete e tij kulturor muzikor në Pallatin e Kulturës “Adem Jashari” në Burim (ish Istog). Ai është udhëheqës i Ansamblit “Selman Kadria” qe numëron rreth 80 anëtar. Ky Ansambël nën udhëheqjen e Ismat Demajt ka tri gjenerata aktivistësh kulturor; gjenerata e të rinjve, gjenerata e mesme dhe gjenerata e të moshuarve.

Ansambli “Selman Kadria”, me udhëheqës Ismet Demajn, ka marrë pjesë në të gjitha festivalet kombëtare, duke filluar nga Bajram Curri në Shqipëri deri në Gjirokastër dhe në të gjitha festivalet në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi, aty ku jetojnë shqiptarët, duke u stolisur me shumë çmime, mirënjohje e diploma.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Anëtarët e gjeneratës se vjetër te Ansamblit “Selman Kadria”

 

Gjenerata e mesme e Ansamblit “Selman Kadria”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjenerata e fëmijëve e Ansamblit “Selman Kadria”, të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në Turqi në vitin 2019 dhe fituan çmimin e tretë në vallëzim.

 

Ismet Demaj me Grupin prej afro 50 fëmijëve që zhvillojnë aktivitet në kuadër të Ansmablit “Selman Kadria”

 

Ismet Demaj ka bashkëpunim të mirë me të gjithë artistët e Estradës gjithëkombëtare shqiptare. Merr pjesë në të gjitha eventet kulturore edhe si artist i popullit, ku “SOFRA E DUKAGJINIT” në Shkodër e ka shpallë qytetar nderi te këtij eventi.

 

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ismet Demaj ka numër të madh Mirënjohjesh, Falënderimesh, Diploma e Çmime qe ka marrë nga të gjitha anët ku ka marrë pjesë, por një është me e veçanta nga UNIONI ARTISTIK GJITHKOMBËTAR në Shqipëri, për kontributin në kulturë. dhënë nga presidenti i Unionit Z.Azgan Haklaj, Tiranë 2020.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Ismet Demaj, është edhe producent i muzikës ne një emision të Televizionit lokal në Burim (ish Istog) -Tv istoguchannel, si dhe ka një emision të vetin qe titullohet “Për te gjithë nga pak”, aty ku ekskluzivisht promovon doket zakonet dhe traditat shqiptare.

Ismeti ka të përfunduar edhe master, në fushën ekonomi dhe financa, kurse aktualisht veprimtaria e tij kryesore është angazhimi në aktivitetet kulturore ne Pallatin e Kulturës “Adem Jashari” në Burim, ish Istog.

 

E përgatiti për publikim Akademik Dibran Fylli, regjisor

Prishtinë, 26.09.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.