Nga Stiljan DEDJA
E trishtueshme !
E trishtueshme është mtv, kur mendon, që po afrohen festat e krisht-lindjeve dhe të vitit të ri dhe siç po duket nuk do ti festojmë dot ato siç ne duam, apo siç ne i kemi festuar ato tërë këto vite, pothuajse gjatë gjithë jetës tonë.Besoj që kjo pandemi e frikëshme, e cila rri pezull mbi kokat tona. do të na e prishë sadopak gjithë gëzimin tonë. O zot ç’na ka mbetur, kur frika e vdekjes dridhet brenda nesh! Mjekët na porosisin që ky nuk është sezoni për të qenë të gëzueshëm në këtë prag fundviti. Jemi të përpirë ndoshta nga një “botë e re” që kërkon të prishë rregullat më të bukura të saj, duke na larguar gjithnjë dhe më shumë nga njëri tjetri, si dhe nga këto festa që ne i duam aq shumë. Nuk do të festojmë më si përhera,kur ato na ledhatonin plot përkëdheli, por fatkeqsisht do të largohemi nga të kënduarit, së vallzuari me njerëzit me miqt me shokët tanë, madje edhe në lojrat e tavolinës kur takohemi në festat e krisht lindjeve . Shkoj nëpër mend: këtë herë nuk do të përqafohemi, puthemi dhe bile as nuk do tia japim dorën njëri tjetrit.Ndoshta nuk do të mblidhemi si përhera, për ti shpërndarë vogëlueshve nëpër shkolla apo kopshteve pakot e krisht- lindjeve apo dhuratat e vitit të ri.Nuk do të takojmë dot një shok të vjetër dhe të përqafohemi dhe të fërkohemi faqe më faqe.Nuk do të dëgjojmë fatkeqëaisht “britmat” e të rinjve në orët e vona të natës, në ato ditë të gëzueshme, të cilët kthehen buzagas me plot fërgëllima gazmore nga festa apo nga takimet e tyre. Nuk do të shohim më fëmijë dhe të rinjë të cilët “harmboheshin” rrugëve të qytetit. Nëpër rrethet familjare do të na mungojnë fëmijët tanë të martuar apo të larguar, vëllezërit dhe motrat të cilët janë mbyllur në shtëpit e tyre nga frika e këtij virusi vdekjeprurës: covid-19. Të gjithë ndjehemi si të kapur në fyt nga ky virues i frikshëm.Të gjitha këto ndjesi përzihen tek ne, me një shije jo të mirë, siç jemi mësuar qysh në vogëli. I kemi treguar fëmijve tanë tërë pasion për gëzimet që kemi ndjerë tërë këto vite, gjatë festimit të këtyre dy festive të bukura.Nuk do të shkojmë sivjet në kishat tona, të mblidhemi atje dhe të urojmë njëri- tjetrit me rastin e krisht lindjeve, të shohim haurin “Spile” ku lindi biri i perëndisë: jezu krishti i vogël fëmi.Po as dhuratat e babagjyshit tonë i cili po vjen me korrocën fluturuese, për të na sjellë dhurata për fëmijët tanë.Nuk vonoi, u ndjeva i mërzitur dhe i pushtuar nga një mërzi e madhe sepse nuk do të ndodhemi aspak midis miqsh.Ndjeva neveri për këtë “virues gjakatar”, që po na prish festat dhe gëzimet tona familjare, që po na largon nga këto tradita të bukura dhe të mbrekullueshme.Kam një pasion të marrë për këto dy festa, cilat me gëzim po i presim.Kjo nuk është vetëm një ndjenjë foshnjarake, e cila pret dhuratat e vitit të ri, por edhe ne që jemi prindër dhe të moshuar, presim të takohemi dhe të gëzojmë edhe me njerëz, të cilët u bënë vite që nuk jemi parë.Pak nga pak po mbushesha me një hidhërim, mpirje të thellë,brengë, zemërim, për këtë trishtim, që patjetë do të ndodhë pikërisht në ato ditë të gëzimeve tona.Kemi një dëshirë të zjarrtë për të festuar, kënaqur dhe mbushur sadopak jetën tonë.E trishtueshme është se,i gjithë qyteti ka marrë një pamje festive dhe është i zbukuruar më së miri , me plot vezullim,si një nuse e re.Por ja që dhe fati të rezervoka edhe ndodhi nga më të padëshirueshmet.Më duket si e pamundur dhe e pabesueshme, të vrasim dëshirat dhe gëzimet tona, të cilat nuk do të jenë më siç kanë qenë, sado e mundur që të jetë.Duhet ti vijmë në ndihmë jetës sonë, duke festuar dhe gëzuar, duke e bërë jetën tonë më të larmishme, kjo ështëe domosdoshme.Pa festime më duket një pamje e mjerë. Skam asnjë mendim të qartë se si do vazhdojë kjo punë dhe as idene më të vogël, vetëm dija të kaluarën, por për të ardhmen nuk mund të them dot asgjë.Mendime të shpejta si vetëtima çfaqen vazhdimisht përpara meje.Do ti blejmë edhe dhurata fëmijve tanë, megjithëse shumë nga ne janë xhepa zbrazur.Të gjitha këto mendime bien si një shukullimë mbi fytyrën time.Zoti ndoshta po hakmerret sikur të kemi bërë ndonjë ligësi. Këto hollësi më janë ngulitur në mendje dhe e kam të vështirë të mendoj ndryshe.