Aroma e trëndafilit
Në ëndërr prapë më vjen,
Një lule,më dhuron,
Më puth lehtaz në buzë,
Pastaj ikën e shkon.
Nuk dua të hap sytë
Magjinë ta humbas
Gulçim më kap në fyt
Por ti nuk kthehesh pas
Aroma e trëndafilit,
Dhomën ka mbuluar,
Nga jashtë zëri I bilbilit,
Lufton për të më zgjuar.
Kuptova s* ishte ëndërr,
Sa turp qe pata frikë,
Më solle trëndafilin,
Të kem dhe unë një mik.
Në heshtje ikën ditët,
Por ti s* u ktheve më
Aroma e trëndafilit,
Tani në gjumë më vë!!!!
Eda Kapurani