9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Edmond Haxhinasto

Ka tashmë 30 vite që janë rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Në fakt, përtej ndërprerjes zyrtare shtetërore, këto marrëdhënie nuk u ndërprenë kurrë, sepse shqiptarët gjithnjë kanë patur një lidhje të fortë shpirtërore me atë simbol që SHBA ka përfaqësuar dhe që atyre u kishte munguar për shumë kohë: liritë e të drejtat kombëtare e individuale, demokracinë, paqen, sovranitetin dhe rendin e bazuar mbi ligje dhe rregulla ndërkombëtare, respektin reciprok mes kombeve, të mëdhenj apo të vegjël qofshin ato.

Ruaj kujtime të paharrueshme, veçanërisht, si Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, nga bashkëpunimi intensiv me përfaqësuesit më të lartë të Administratës, Legjislativit dhe Gjyqsorit të SHBA.
I veçantë ka qenë bashkëpunimi me Departamentin e Shtetit dhe Sekretaren e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, që nga vizita zyrtare në SHBA në nëntor të 2010, pak javë pas marrjes së detyrës, deri në përfundimin e saj në 2012.
Uroj që marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të forcohen vazhdimisht si aleancë strategjike dhe partneritet reciprok mes dy shteteve dhe qeverive, dhe, veçanërisht, si miqësi mes dy popujve e kombeve tanë.

Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-SHBA!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.