3.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Shkurt 2026

Edmond Shallvari

Mund të jetë një imazh i Edmond Shallvari dhe mjekër

NON GRATA

Non grata, non grata!
Të gjithë maskarenjtë
Më të zinj se nata
Me shpirtin skëterë
Më gjakpirës se vampiri
Më egërsirë se egërsira
Më bythqirë se bythqiri
Non grata, katila!
Non grata, komplet
Nga këmbët tek koka
Me trurin qenef
Me gjuhën si zorra
Non grata nga jeta
Nga parajsa, non grata
Ç’të them të tjera
Për të pështirat plazma

@Edmond Shallvari

“”””””””””””””””””””””

Ne…
Ne presim shfaqje kur perdja bie
Presim finale kur shfaqje s’ka
Presim pastaj të fundit zgjidhje
Ardhur nga Zoti si një dhurat’.
Kështu ndër shekuj me iluzione
Me rrahje gjoksi, kështu ndër shekuj
Një mbretëri me shumë frone
Si për të gjallë dhe për të vdekur.
Me njëri-tjetrin në hasmëri
Në xhelozi ndaj njëri-tjetrit
Të besës deri në pabesi
E thotë legjenda për tre vëllezërit.
E thotë kjo tokë e vetkafshuar
Nga vendalinjtë okupatorë
Vendin e vet të tradhëtuar
E thonë sulltanë e perandorë.
Me gjak shqiptari të shuravitur
Kthyer në blu, të kuqin gjak
E thotë ky popull kaq i cflitur
E them dhe unë me këtë varg.
Po çfarë jam unë, veç psherëtimë
Veç një rënkim i shpirtit tim
Kërkoj pellazgë mbi Arbërinë
Kërkoj ilirë sot për shpëtim.
Por dhe ata më thonë diçka
Diçka që shpirtin po ma trondit
Nuk ju a them, ç’më thonë ata
Se do më çoni për në çmendi.
Ç’po heq nga ne, moj Shqipëri!

@Edmond Shallvari

“”””””””””””””””””””””

Poezia qe shfaqa se fundi, me zgjoi kujtesen per nje tjeter realitet te hidhur te qenies njerezore.
Muza perseri nuk vonoi per ta vargezuar.
Ajo pamje
Tani m’u kujtua ajo pamje
Arshivuar diku kujtesës
Kohës kur prisja urbanet
Në stacionet pa stacione të jetës
Veturat parkuar në radhë
Mes tyre një veturë e vjetër
Si një qenie e vdekur, e gjallë
Ardhur nga një kohë tjetër
Nga një kohë e xhveshur nga koha
Nga hallet e jashtëkohës veshur
Tek ajo veturë jetonte gjithë bota
Bota e të gjallëve të vdekur
Sa mirë që po vonohej urbani
Sa keq që po vonohej ai
Në atë veturë jetonte i varfëri
Ajo veturë ishte shtëpia e tij
Sa më tepër vonohej urbani
Aq më pak po ndjehesha njeri

@Edmond Shallvari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.