9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Edmond Shallvari

KOHËS
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Lindemi mbi supet e kohës
Pastaj me misionin e paditur
kohën mbajmë mbi supe
Në dukje kjo më ngjan me letrën e bixhozit,
të njëjtë në dy anët e kundërta të saj
Njëherë ne poshtë kohës qëndruar,
herën tjetër mbi kohën lart
Mbi supe kohën shtrënguar,
nga koha shtrënguar pastaj
Akrepash këmbë e duar,
me zemrën zemrek tik-tak.
Lindemi mbi supet e kohës
Mbi supet tona koha lind
Herë i jemi asaj mirënjohës,
herë e vrasim atë pa mëshir’
Herë na mposht shikimi i saj joshës,
herë kujtojmë se për ne bëhet fli
Mbetur një jetë rrotullonjës,
rreth kohës, jashtë kohës, Sizif.
@Edmond Shallvari
“””””””””””””””””””””””””””

Pas botimit te librit te fundit me poezi ne vitin 2014 ne Shqipëri, vendosa mos botoj asnje liber tjeter dhe per cudi e mbajta fjalen, ndonese poetizimi vazhdoi dhe vazhdon dhe mund te lindnin te tjere libra te rinj. Zgjodha tjeter rruge, qe edhe pse le jashte saj dhjetra apo qindra poezi, per mua ishte dhe është me e mira ne te mire te penes sime dhe relacioneve te mia me lexuesin.

Perzgjodha, sipas kerkesave te vetes dhe jo pak testimeve internetit me publikun, me te mirat e te mirave dhe i kompletova ne pese vellime poetike, te cilat ja dergova AMAZON-it per botim dhe shperndarje.

Pas rreth kater vjet krijimtarie, mendoj qe i erdhi radha vellimit te gjashte, per te cilin duhet te pres deri sa AMAZON te rikthehet ne botimet edhe ne gjuhën shqipe, te cilen per arsye pa arsye e ka hequr nga grupi i gjuheve ne perdorim.

Nderkohe vazhdon me korektesi botimin dhe shperndarjen e gjithe librave te meparshem.

Me kete rast dua te falenderoj lexuesin anonim me banim ne Danimarke per blerjen e fundit te vellimit te katert me poezi te zgjedhura!

@Edmond Shallvari

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POEZI TE ZGJEDHURA 5 Edmond Shallvari POEZI TỀ ZGJEDHURA 4 Edmond Shallvari POEZI TÊ ZGJEDHURA 3 Edmond Shallvari POEZI TE ZGJEDHURA 2 Edmond Shallvari POEZI TÊ ZGJEDHURA 1 Edmond Shallvari"

ARMIQ TË PËRJETSHËM
Fushës me lule krijojmë fushë beteje
Lulet i kthejmë në shigjeta harkëtarësh
Nektarin e shndrojmë në kupa helmesh
Petalet i shtrojmë arkivolesh të vrarësh.
Mbetemi fushës, humbës, fitimtarë
Fushës së kthyer në lule varresh
Lule me rrënjët mes trupash të vrarë
Trupa armiqsh, bashkuar petalesh.
Prapë rikrijojmë fushë beteje
Në fushën e re me lulet mbi varre
Lulet në çast kthehen në skelete
Dhe rendin nëntokës të prehen në paqe.
Mbetemi fushës, humbës, fitimtarë
Fushës së kthyer në lule skeletesh
Kështu mijra vite, të vdekur, të gjallë
Armiq të përjetshëm ndaj tjetrit dhe vetes.
@Edmond Shallvari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.