S’ paskam jetuar.
Një ditë e di,do më kërkosh,
Nga skutat e shpirtit,do më nxjerrësh,
Sepse nuk munde të më harrosh,
S’ ja dole mbanë,kujtimit therës.
Dhe do mundohesh ,veten të falësh,
Që vitè ndenja aty e mbyllur,
Me sytë pêrlotur ,do të ndalësh,
Në zemrën totalisht të ndrydhur.
Dhe do kërkosh një fije shprese,
Që pas të kthesh kohën e shkuar,
Dhe do pranosh brenda vetes
Që pa mua, s’ paske jetuar.
Dhe shpejtë do vijë ajo ditë,
Që do shfaqesh i penduar,
Pa vonuar do kuptosh,
Qê dhe unë pa ty, s’ paskam jetuar.!!!!!!
“””””””””””””””””
Të më falni.
Unë nuk linda me kēmishë,
As në kokë s” kisha kurorē,
Punës kurrë si bëra bisht,
Qiellin kurrë s* kapa me dorë.
Dhe urreva ndonjëherë,
Ndoshta edhe më urryen,
Siç njoha njerëz të pavlerë,
Njoha dhe nê ar të lyer.
Ndonjëherë dhe fola kot,
Sigurisht që kam lënduar,
Kupën shihni gjysëm plotë,
Tē mē falni,në kam gabuar.
Unë nuk linda në saraje,
As saraje, s” bëra dot,
S” ju përshtata kësaj dunjaje,
As nuk I përshtatem dot!!!!
“””””””””””””””””
ERA NË VESH MË FLET.
Prapë s”të pashë sot në mbrëmje,
Në asnjë rrugë,në asnjë cep,
I rashë qytetit anë e mbanë,
Vetëm era në vesh më flet.
Shumë e bezdisshme qenka bërë,
Kohët e fundit nuk di se ç”flet,
Thotë që më s”kam për të t*parë,
Se midis nesh shtrihet një det.
Dua të shoh sytë e tu,
Qoftë dhe njëherë të vetme,
Të më thonë pse s*vjen këtu,
Të zgjidhim ç*do qejfmbetje.
Prapë s”të pashë sot në mbrëmje,
Dhe pse kisha një fije shpresë
Në shkallët e pallatit tënd,
Dhe një shekull mund të pres.