4.5 C
Tiranë
E premte, 21 Mars 2025

EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT

”Jeton i vetëm”

Ai rrugëton drejt treçerekshekullit,
sfida dhe sakrifica e gjithë jeta e tij, një jetë mësues, paralel punonte dhe si mësues privat dhe për 10 vite me rradhë mbrëmjeve punonte si kamarier tek nipi i tij, vetëm për 50 mijë lekë të vjetra në muaj, deri sa doli në pension,
nga martesa e parë ka një djalë, nga e dyta, dy vajza, etj etj (Bashkëshortja rrit fëmijët e vajzës në tiranë)…
Shpërblimi i sakrificave të jetës : ”Jeton i vetëm”,
O zot dhe sa e sa të tjerë jetojnë e dergjen vetëm si ai …
Pa e tepruar them :Se shumë prindër pa dashur janë kthyer në skllevër të fëmijëve të tyre duke harruar vehten…

Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ” Shqiponja Matuka Tana Lameborshi Suzana Bani Mario Massaro Drita Agaj Diana Tushe Lindita Zyberaj Bellu Osmen Jaze Spiro Naqo Besnik Sharra Alban Xhiku Luan Cipi Vasil Cuni Dhori Pashaj Petrit Muhametaj Milena Demiraj Bukuroshe Mucaj Isaraj Jeta Azizaj Valbona Ferhati Valentina Meminaj Celaj Vjollca Meminaj Halili Liljana Gjondedaj Lame

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i oqean, natyra dhe qiell

VLORES
Ti je bekimi i një nëne ,
ti je dhe loti i një fëmije,
Skalitur me dorë prej Zotit
je dhuratë Perëndie …
Ehh, sa të qara ke dëgjuar,
sa klithma , britma dhe jehona,
ke qarë, ke qeshur bashkë me mua,
Bashkë me ne, në dhembjet tona!
Kur udhëtoj, malli më merr,
Porsa të lë, lotoj për Ty,
Ngado që shkoj lë shpirtin pas,
Mbrëmjeve kthehem tek Ty,
të shoh nga larg, më ndrin fytyra
e nxitoj hapin të prek me duar,
më buzëqesh dhe këngën nisim
mëngjesin presim duke kënduar
Si unë, me ty dhe shumë të tjerë,
Patjetër janë të dashuruar …

Shkroi :Eduart Pasha Vlonjati

“”””””””””””””””””””””””””

Gjerë vonë portat mban hapur …Vlorës
Ti vlen shumë sa e gjithë bota,
Këto fjalë sa herë dëgjojë,
Ehh sa vlen ti sa vlen,
Me kë të t’ krahasoj….
Ti vlen shumë kalon thesare,
Me to s’ke të krahasuar,
Si ylberi në qiell shndrin ti,
Kur shiu ende s’ka pushuar .
Ti vlen shumë kalon thesare,
Dhe kjo është e vertetë,
Vijë aty pushoje pak çaste
N’ ZEMREN TENDE I QETE !

Aty seç ndihem i qetë,

Ti me pret me krahët hapur,

Ashtu si nëna birin pret,

Gjerë vonë portat mban hapur …

Eduart Pasha Vlonjati

Vlorë 2017

“””””””””””

Kisha 800-vjeçare e Shën Premtes. Lezhë
DARKA E FUNDIT – THE LAST SUPPER
– Në njësinë Balldren, pikërisht në fshatin Balldren i ri, të bashkisë Lezhë, ndodhet kisha 800-vjeçare e Shën Premtes. Shpallur monument kulture ruan me fanatizëm brenda saj afreske që datojnë nga shekulli i 13, më i veçanti ndër ta është “Darka e Fundit”. E realizuar nga piktorët dalmatë 200 vite me parë se krijimi i të famshmit Leonardo da Vinçi, ky afresk ka një ngjashmëri të lartë me pasardhësin e saj. Kjo kishë me këtë risi të rrallë, ndodhet në zonën e Balldrenit, që shtrihet në Ultësirën Perendimore të zonës së Nënshkodrës, në pozicion gjeografik të favorshëm, ku kombinohet klima fushore, bregdetare dhe ajo e zonës së ulët malore.Rikonstruksioni i rrugës Balldren-Bend 19.3 km ka filluar prej disa javësh nga FSHZH për llogari të qeverisë shqiptare.
Projekti parashikon rikonstruksion të plotë të këtij aksi me ndikim të drejtpërdrejtë, për rreth 10 mijë banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave. Përmes zhvillimit të infrastrukturës synohet të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit. Kisha e përmendur më sipër është vetëm një nga atraksionet e shumta që zona ofron.
Në këtë mënyrë rritet punësimi në këtë sektor, i fokusuar jo vetëm në zonat tipike bregdetare, por edhe në zonat kodrinore-malore. Studimi i kryer me porosi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe me mbështjetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe Bankës Europiane të Investimeve “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale” (PRDL) vë në dukje se në zonat rurale ku ka pasur investime në infrastrukturë rrugore, prodhimi bujqësor është rritur dhe diversifikuar në masën 30 %, kostot e prodhimit janë ulur me rreth 15% dhe punësimi është rritur në masën rreth 13 %. Tashmë me një distancë më pranë qyteteve të Lezhës, Shkodrës dhe në bashkëpunim me banorët lokalë, priten të zgjerohen modelet e agroturizmit përgjatë zonës së Torovicës dhe fshatrave përreth, të diversifikohen produket, duke synuar përafrimin e turistëve vendas dhe të huaj, drejt traditës dhe kulinarisë së zonës.
In the administrative unit of Balldren , in Balldren i Ri village part of the municipality of Lezha is located the 800-year-old church of “Shën Premte” ( Paraskevi of Rome) . As a cultural monument it has many frescoes dating from the 13th century. One of the most particular frescoes is considered the “The Last Supper”. Created by Dalmatian painters 200 years before the masterpiece of the famous Leonardo da Vinci, this fresco has a high resemblance with that masterpiece. This church with rare frescoes is located in Balldren area which lies in the Western Lowland in the area of Nen-Shkodra. The geographical position is favorable and is combined with coastal, lowland and mountain climate. Reconstruction of the road Balldren-Bend,19.3 km has started weeks ago by the ADF on behalf of the Albanian government.
The project foresees a complete reconstruction of the axis and has direct impact for 10 thousand inhabitants in the administrative units of Torovica, Balldren, Malecajve, Shkembit te Kuq and Kolojaka. The development of infrastructure aims to ensure sustainable tourism development. The church mentioned above is just one of the many attractions of the area. A study commissioned by the Albanian Development Fund with the support of the Council of Europe Development Bank and the European Investment Bank for the program “Improving Secondary and Local Roads” (ISLR) points out the improvement that brought the road infrastructure in rural areas. The agricultural production has increased and diversified by 30%, production costs has decreased by about 15% and employment has increased by about 13%. This investment offers a closer distance to Lezha and Shkodra. The collaboration between locals is expected to expand agrotourism patterns along Torovica area and surrounding villages and diversify products. This aims to bring locals and foreign tourists closer to the area’s tradition and culinary.

Solli për ju Eduart Pasha Vlonjati

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.