Në vargun tim
gjithë botën kam,
në emër të dashurisë
dashuroj …
Jetoj, jo rastësisht,
me shkëndija puthjesh
mëngjeset zgjoj,
me gjuhën e zogjve
njerëzve u flas…
Udhëtoj qiellit paanë …,
në pragun e hënës
zbres pa turp, e di
për botën s’jam
thjeshtë një emër.
Vazhdoj udhëtimin tim
rrugës së virtytit
pa zhurëm ,
se më qeshin…
Veç një, një je Ti në botë, s’ka dy!
Zgjohesh duke përgjuar rrahjet e mia,
mëngjezeve dora jote më zgjon
sa herë një thinjë të shtohet, zemra ime qan ,
shpirti brenda shpirtit tënd lundron …
Vrapoj tek ti, një fjalë zemre të më thuash
Ti dritë mbart në gji , fal veç dashuri
s’ka më të gjerë se shpirti yt moj nënë
veç një , një je Ti në botë, s’ka dy!
Fryma jote ushqen shtëpinë
më vjen të mburrem me këtë
sa borxhe të kam, s’ka turp ta them,
një pikë lot’ rrëshket,(unë) lutem nën zë…
pa Ty o Nënë kam mbetur i vetëm, i vetëm më pak s’e një”!
O drita ime që agimet zbardh
Pëllumbi i paqes, je vetëm Ti,
shërimi i plagëve të mia
O ninullë, o këngë, o melodi!
Ti je një copëz kaltërsie,
të shoh’ tek u lutesh ikonave në mur,
I lutem njëmijë herë heshtjes tënde,
lotët s’i mbaj dot’, ndonëse sot jam burrë!
Mbi akujt e dhembjes, Ti mbolle veç blerim
dhe ëndrrat e mia mbajte zgjuar,
asgjë nuk më ngrohu më shumë në këtë jetë
se sa shpirti yt ”qilim i blertë”, blerim mbuluar!
Ti përsëri je më e bukura dhe sot,
paçka se disa rrudha fytyrën ta kanë ”zaptuar”
brazdat nga lotët, në mish kanë hedhur rrënjë,
të shohë, të prek i përmalluar …
Habitur vështrojnë dhe motet,
që pas njëri -tjetrin lënë !
Zgjodha disa fjalë Ty të t’përshkruaj ,
u mundova por më kotë…….
O mall i brengave të mia,
”kristalë që tretesh në pika lotë!”…