Mbrëmjes së bukur
Dy pulëbardha fluturojnë
nëpër sfondin e kuqëremtë.
Pikturojnë e shkruajnë
me krahët e tyre të bardha
Sonatat e magjishme të jetës,
me simfoni dashurie
mbushin detin e kaltër.
Klithmat e tyre deshifruar
si zërat më të bukur.
Tinguj të magjishëm, heroglife zanor
përplasen e ngrehnë peshë
” Kraharorin e qiellit ”
Ajrit të pastër , agimeve të bardha
”Epitafet” më të bukura shkruajnë,
ngado shkojnë mbjellin mirësi …
Shkroi :
Eduart Pasha Vlonjati
Shkëputur nga vëllimi poetik ”Dritë në errësirë”
i poetit Vlonjat EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT
botuar në Shtypshkronjën ”Triptik” 2018 .