20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Eduart Pasha Vlonjati

Jorgaq Tushe

– U Lind në Vlorë më 18 Prill 1949. Aktor, regjisor.Imazhi mund të përmbajë: 1 person

I përket asaj gjenerate njerëzish, artistësh e intelektualësh që do të jenë për shumë kohë pikë referimi edhe për brezat e ardhshëm.
Pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar skenës dhe artit ku ka kontribuar drejtpërsedrejti, si shumë pak aktor të tjerë në Vlorë.
-Si talenti spikati qysh fëmijë në shkollën fillore, frekuentues i rregullt i atyre që quheshin shtëpi të pionierit dhe më pas në shkollën e mesme, ku ka pasur rastin të ketë pranë njerëz me emër të cilët edhe sot i kujton me respekt e nostalgji, si të nderuarit Pirro Sava,Minush Jera dhe Tanush Frashëri…
Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega dramatike, më 1972.
Fill me pas kreu studimet plotësuese për regji teatri në Institutin e Lartë të Arteve dhe të Kinematografisë në Bukuresht, Rumani. Së bashku me regjisorin e njohur Kujtim Çashku shkuan në Bukuresht me një burs nga UNESCO për regjisurë.
Atëherë kjo ishte një ëndërr për të gjithë.
Ai vazhdoi dy shkolla të larta për regjisorë, por vetëm në njërën prej tyre mundi të diplomohej sepse në tjetrën, atë të Bukureshtin ja mohuan se gjoja ishte njeri liberal, ashtu siç e pësuan shumë të tjerë në fillim të viteve 70. Provimin e diplomës në Institutin e Lartë të Arteve të atëhershme, sot Akademia e Arteve me notën 10,
Punoi si regjisor në teatrin “Petro Marko” të Vlorës deri në fillim të viteve 90, emigroi në Greqi. Si Aktor me prirje komike. Tushe realizoi disa figura interesante në skenen e këtij teatri, por krijoji më shumë hapësirë për vete kryesisht si regjisor.
Rikthehet sërish në teatrin Petro Marko,aty ku ka punuar për më
shumë se 10 vjetë, si regjisor i tij deri në vitin 1992.
Kujtojmë se: gjatë kësaj kohë ka vënë në skenë shumë vepra dhe ka luajtur në shumë filma…
Me trupën e famshme të asaj kohe të teatrit Vlorë që për nga niveli profesionist garonte me Teatrin Kombëtar ka vënë në skenë pjesë nga më të bukurat dhe nga më të vështirat si Familja e Peshkatarit të Sulejman Pitarkës, Shumë zhurmë për asgjë të Shekspirit, Mirëmëngjesi Vera të dramaturgut vlonjat Gafurr Shametit dhe plot’ vepra të tjera.
Në kinematografi ka interpretuar në disa filma,
si “Liria a vdekje” – (Taxhim Ymeri – 1979),
-”Nata e parë e lirisë” në rolin e Nazifit
“Plumba perandori” – (Avokati – 1980),
“Sketere 43” –(Mjeku – 1980),
“Agimet e stines se madhe” – (Rezbat beut – 1981),
“Koha Nuk pret” – (Oficeri Anglez – 1984),
“Nata e pare e lirise” –(Nazifi – 1984).
– ”Buka” protagonist në film
-”Diktatura”, protagonist në rolin e diktatorit.
Si Regjizor :
-”Mjaltë i hidhur” dramë nga Rushdi Pulaha
-”Misteri” ( me autor ilalian)
-”Burri i gsuas time” komedi
”Lojë e dyfishtë”
-Lojë dashurie”
Një figurë tepër e respektuar, i cili gëzon respektin e mbar’ qytetit.
Nderohet si Protagonisti i vitit, në qytetin e tij të lindjes
-Nderohet si aktori më i mirë në Koko festë, Korçë.
Artisti dhe regjizori i mirënjohur vlonjat i pasur me një karrierë 45 vjeçare dhe kontribut të çmuar, ka luajtur dhe mbi 80 premjera në teatër dhe estradë. Kërkues në art, vital dhe i magjishëm, i pa lodhur në kërkimin dhe zbulimin e talenteve të reja…
Jorgaq Tushe edhe sot pas gati 45 vjetësh në skenë si aktor profesionistë me një plastikë, prezencë e timbrik, mbetet një zë kumbues si dikur në rininë e tij,….,

ndonëse me një bagazh rolesh të spikatura dhe një sërë veprash të vëna në skenë si regjisor e aktor, ai ende nuk e ka një vend të sigurtë, e më se të merituar në teatrin që e rriti dhe e burrëroi… Përgatiti

Eduart Pasha Vlonjati
Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”
MYRTEZA MARA
Gjin Musa
Jorgaq Tushe
Thodhori Baba
Andrea Petromilo
Tana Lameborshi
Kleopatra Skarço Dokle
Marenglen Rushiti
Lindita Toti
Vasil Cuni
Edi Rama
Vojsava Shkurtaj
Efrosina Arapi
Dritan Leli
Shqiponja Matuka
Xhorxhi Prifti
Xhelal Tafaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.