PETRIT QEJVANI
Petrit Qejvani me origjinë nga Kallarati i Vlorës,
u lind më 1 shkurt 1949 në Gjirokastër
– “Kënga e Zogut Blu”,vëllim poetik 2015,
– “Fjala ime”, libër publicistik, botuar më 2016 në Tiranë ku përfshihem 82 artikuj, të shkruar në një hark kohor prej më pak se tre vjetësh, nga nëntori i vitit 2011 e deri në gusht 2014 kur ndërroi jetë dhe të botuara në gazetat më në zë, si “Shekulli”, “Tema”, “Dita”, “Sot”, “Telegraf” etj.
Ndërroi jetë në gusht 2014.
Botime:
Një grua po lëkundet në rrugën e pafundme
Gruaja mban në buzë
Puthjen e hidhur të atij që e la
Tani ajo është vet e dytë
Gjurmët e saj në rrugë
Janë dyfish të mëdha.
Gruaja nxiton midis kalimtarëve
Mbi vetminë e saj rëndon ai që iku (jo që vdiq)
Dhe të rëndon shumë
Barra e atij që të njihte dhe s’të njeh
E atij që të donte dhe s’të do
Që hoqi galloshet tërë baltë të mendimeve të tij
Dhe i shkundi në zemrën e një vajze të re
E cila, ndonëse e ka të pastër zemrën e saj
S’e fshin dot gjurmën e kujtimit të hidhur
Ashtu si bora e virgjër gjurmët e kalimtarëve
Veçse kur shkrihet…