10.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Eduart Pasha Vlonjati

”Art në valët e Vlorës” edicioni i tretë
Organizator : Eduart Pasha Vlonjati
KANINE 2021
****
Sot Kanina ligjëron , me kalanë e fort’ qëndron, si një nuse e stolisur, kujtimet e vjetra zgjon . Eduart Pasha Vlonjati
****May be an image of ambiente të jashtme dhe tekst
KANINE
”Për Kaninën, Perëndia
kur e pa si diell mbi det,
tha :jo …,
nuk është nga veprat e mia
këtë mrekulli mbi tokë
dikush tjetër e ka bërë
do ketë qënë një tjetër Zot!”
Shkruar nga Ernest Koliqi
****
Kalaja e Kanines nga Eduart Pasha Vlonjati
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri . Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr.95 Dt. 1.10.1948“.
Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.
Ne mesin e gjirit te Vlores, male te larta i afrohen se tepermi bregut duke e ndare ate ne dy pjese. Ne kete zone, paksa e terhequr ne thellesi, ngrihet nje koder 379 m e larte, ne te cilen gjenden rrenojat e nje qyteti te vjeter, atij te Kanines. Po ketu lugina e Lumit te Vlores shtyhet deri ne rreze te kodres duke e lehtesuar teper lidhjen e zones bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi me ne jug malet fitojne lartesi te madhe, ndersa me ne veri largesia midis bregdetit me luginen e Lumit te Vlores rritet mjaft shpejt. Keto jane dhe kushtet qe percaktojne rendesine strategjike te Kanines, si ndaj kalimit nga pjesa jugore ne ate veriore (dhe ne te kundert), po ashtu dhe ndaj lidhjes se treves se Lumit te Vlores me Gjirin e Vlores. Nga ana tjeter kodrat perreth saj krijojne kushte te mira per zhvillimin e blegtorise, ndersa ne lindje gjenden troje mjaft te gjera dhe te pershtatshme per bujqesi, duke plotesuar keshtu krahas pozites strategjike dhe ate ekonomike.
Kushtet e mesiperme ndikuan ne kete vend, qysh ne periudhen antike, te linde nje qender e fortifikuar, jeta e se ciles zgjat thuajse pa nderprerje deri ne shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kesaj qendre nuk ka qene kurdohere i njejte, keshtu ajo ka pasur rol te dores se pare ose ka qene ne varesi te qendrave te tjera ne funksion te kushteve ekonomiko-shoqerore te periudhave perkatese. Perveç kushteve strategjike dhe ekonomike vendi ploteson dhe kerkesa te tjera te nevojshme per ngritjen e nje qendre te fortifikuar: mundesine e komunikimit, pranine e ujit te pijshem, nxjerrjen e gurit te ndertimit si dhe mbrojtje natyrale.
Qyteti i Fortifikuar i Kanines eshte ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sone. Ne te gjithe sistemin fortifikues dallojme disa faza ndertimi qe shtrihen ne dy periudha, ne periudhen antike si dhe ne ate te periudhes mesjetare.
Ne antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmet e te cilit u zbuluan ne te gjitha anet e keshtjelles. Ne murin ilir kemi te perdorur sistemin “izodomik katror“.
Ne antikitetin e vone kemi rindertim ne muret rrethus te keshtjelles. Ketu kemi te bejme me nje mur te ndertuar me tekniken “opus mixtum“.flori
Periudha e mesjetes si ajo e hershme e me tej, perfaqesohet me rindertimet dhe meremetimet e murit rrethus. Ne fazat e mesjetes muri eshte ndertuar kryesisht prej guresh mesatar te papunuar dhe blloqe antike te riperdorura te lidhur me llaç gelqere. Ne muret rrethus te periudhes mesjetare kemi perforcime me kulla, me trajta te ndryshme.
Veç rrethimit te fortifikimit, ne territorin e brendshem te keshtjelles ne te gjitha pikat, u zbuluan mure ndertesash, qe ndonese te demtuara, na lejojne te kapim gjurm te planimetrive dhe te krijojme nje ide mbi trajten e banesave te kesaj qendre ne lashtesi. Ne territorin brenda keshtjelles gjenden te zbuluara dhe elemente te tjere ndertimor, si rruge me kalldrëm, kanale e strera. ….vazhdon
****
KRYE GENI ARBËROR
Prillit , seç u ndër ylberi , mbi kështjellën Kaninjote,
Andronika bija jonë, rrëmben zemër Kastriote…
Tri ditë dasma, tri ditë festa, ato tri dit’u ndez dheu,
Trinia përmbi Kaninë, dhëndërr na vjen Skënderbeu…
“ Pegasi ” , me flatra zjarri, pesëqind të tjerë mbas tij,
Gjergj Arianiti lotuar, Udhë e mbarë, të qoftë moj bijë!…
Grisi qiellin vetëtima, Shashica ca pika loti
Andronika – Skënderbeu , lidhje që e deshi zoti!…
“ Kish ‘e Bardhë” shpërthen portat , çiftit bekim Ungjillor,
Ardenica u ndez flakë, me kalorës e dasmor…
Nga kalaja drejt kalasë…, fluturoi dallëndyshe,
Ngrihet valë nga katakombet : – Dukesha jonë u bë nuse!…
Shpata , jatagan në lojra , Berati flakërimë fare
Geg’ e tosk vallen eterit, nën shqiponjën dykrenare…
Shkëmb na shkëputet nga shpirtiii…, për ta, urim vllazëror,
Se të mpiksur, që në vezë,- Krye Geni Arbëror!…
Shkroi N . L . ( F ) 23 / 04 / 2019 Natasha Limaj
****
NË ATDHE I KEMI RRËNJËT
Në atdhe i kemi rrënjët
Unë dhe ti me gjak shqiptari
Në vend të huaj jemi degë
E hollë sa një fije bari.
Të vetmuar dhe fillikat
Edhe emrin kemi ndërruar
Askush s’na njeh, asnjë s’na flet
Me emrin që na kanë pagëzuar.
Ty të thonë sinjor Kolombo
Dhe përgjigjesh: “pronto – si”
Unë dhe vet e kam harruar
Që më quajnë Theodhori.
Të dy plasim nga marrazi
Si qelq i nxehtë në të ftohtë
Kur “mama mia” cicërojnë fëmijët
Nënë, shqip, goja s’u thotë.
Me dhimbje digjemi në flakë malli
Si gjarpri nën gur nga zjarri
Se në atdhe i kemi rrënjët
Unë dhe ti me gjak shqiptari.
poezi nga Theodhori Proko
****
Qyteti im ngjizur netve me mitet .
Historia flet ndër shekuj …
Një hënë e plotë zbret e lyen me të verdhën e saj,
plagët e gurëve ndër vite…
Qyteti im ngjizur netve me mitet,
kurorë dhembjesh ,mbi palcën e shkëmbinjve,
buzagaz dhe i heshtur tund flamurin e paqes…
Deti godet brigjet ,
dallgët kafshojnë shkëmbinjtë e thepisur…
Historia flet ndër shekuj …
Shkroi : Eduart Pasha Vlonjati
*****
La mia città ha concepito notti con miti.
La storia parla attraverso i secoli …
Una luna piena scende e la colora con il suo giallo, le ferite di pietre nel corso degli anni … La mia città ha concepito notti con miti, corona di dolore, sul midollo delle rocce, sorridendo e sventolando silenziosamente la bandiera della pace … Il mare colpisce le rive , le onde mordono le ripide scogliere … La storia parla attraverso i secoli …
Përktheu nga shqipja në Italisht ValbonaXhorxhi Prifti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.