Sot në Bibliotekën e qytetit
Aromë Vlore
Dita e Poezisë …U festua sot paradite në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë
21 marsi, Dita Botërore e Poezisë.
Disa i gëzohen të sotmes. Dhe me padurim e presin të nesërmen. Por shumë më shumë janë ata që të sotmen e harxhojnë duke u ankuar për të shkuarën. Këta me shumë përtaci e presin të nesërmen.
Të tillët nuk jetojnë. Ata vetëm ankohen.
Më të lehtë e kanë ta fajësojnë të gjithë botën se sa që të marrin përgjegjësi për veten.
Nëse edhe ti je një nga këta!
Mjaft!
Mjaft u ankove.
Përqafoje përgjegjësinë tënde.
Shiko përreth teje! Dhe do ta shohësh se gjithçka funksionon në cikël.
Drita i lëshon vend errësirës. Vetëm e vetëm që më pas përsëri të shkëlqejë drita.
Gëzimi i lëshon vend dhimbjes. Vetëm e vetëm që më pas përsëri të shpërthej një gëzim tjetër.
Një sukses i lëshon vend dështimit. Vetëm e vetëm që nesër të kurorëzohet në një sukses tjetër.
Andaj mos u anko për atë që nuk mund të kthehet.
I NGROTI LOT PERSHKOI FAQEN
I ngrohti lot përshkoi faqen ,
ndër kapilar u drodh dhe dridhja ,
të carat e buzëve nisi t’i mbuloj ,
kujtoja orët dhe kohën shtrydhja .
Kërkoja orët dhe kohën kërkoja ,
si tregut vërtitesh, kur bën pazar ,
e shtrenjtë ora, e shtrenjtë dhe koha ,
sa do të shtrenjta, kam për t’i marrë.
Në të zëntë ty zilia ,
Yll që shndrin e që merr zjarrrrrrr
…..kam kohën time orët e mija ,
Orët e tua s’kam (kurrë) për t’i marrë…….!
15 Janar 2014 në 11:19
Shkroi : EDUART FRAKULLA”PASHA VLONJATI” —
Qëndroj midis tyre, më përshëndesin dhe buzëqeshin,
me ndjeshmërinë e një fëmije zërat e tyre dëgjoj.
Më freskojnë shpirtin me fjalët dhe mendimet që shprehin.
Ka prej tyre që nuk flasin dhe s’më shohin drejt në sy .
Ka prej tyre që berbëlisin në vesh të njëri – tjetrit ;
Fjalë të kota, fjalë boshe, për një qënie të kundërt me ta
Ka dhe që fshehin mendimet pas fjalëve të ëmbla !
Por vjen nga jashtë një zë i vërtetë midis njëmijë zgënjimesh…
I matur flas për librin dhe njeriun të cilët mbajnë ndezur
flakën e kurajos në zemër …
Shkroi: Eduart Pasha Vlonjati 1 Tetor 2014