16.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Eduart Pasha Vlonjati

ANDON FRASHËRI , fanolist , veprimtar i “Vatra” dhe sekretar i saj, gazetar e nëndrejtor i gazetës “Dielli”.
U kthye nga Amerika në Shqipëri. Ishte Atdhetar, shkrimtar, publicist, përkthyes, pedagog i Liceut të Korçës. U burgos nga regjimi komunist dhe u persekutua familjarisht dhe mbasi doli nga burgu!Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Atdhetari Andon Frashëri ishte mësues, shkrimtar, publicist, përkthyes u lind në vitin 1892 ndërroi jetë në vitin 1965-së. Studioi dhe u diplomua në Universitetin e Harvardit. Aktivist i shquar i “Vatrës”, bashkëpunëtor i Nolit dhe Konicës. Pjesëmarrës në Kryengritjen e Qershorit 1924. Sekretar i Përgjithshëm i Kabinetit të Nolit. Mësues i letërsisë në vitet 1926-1946. Si shkrimtar ka botuar romanet: “I fundmi i Kastriotëve” dhe “Patrioti”. Ka lënë disa përkthime në dorëshkrim. Në vitin 1946 u arrestua dhe u burgos për motive politike. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit, mandej e internuan. Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës së Tiranës me vendim nr.24 dt.17 janar 1948, urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe e shpalli “Armik të Popullit”, shqiptaro-amerikanin Andon Frashëri nga Korça me banim në Tiranë.
Foto 1
Andon S. Frashëri me bashkëshorten, Marie Thoma Avrami në Korçë.
Prof. Andoni dhe bashkëshortja e tij, u dënuan nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me vendim, dt. 05.11.1947. Andoni u dënua me 15 vite burg dhe Maria me 2 vite burg, si spiunë anglo-amerikanë!!!
Foto 2
Maria ishte vajza e delegatit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, Rilindasit, Thoma Avrami.
Foto 3
Andon Frashëri nga Korça i postoi letër Fan Nolit në Boston, më 4.3.1938, ku ndër të tjera i shkroi:
“Imzot, … ashtu siç priste Shqipëria një kohë Skënderbejnë, po me atë mall ju presim edhe ju sot… Shqipëria sot ka nevojë për patriotë si ju. Kujtoni pastaj se kini edhe detyrë kundrejt shokëve të vjetër; këta me ardhjen tuaj do bëhen burra. Këtë nuk e thom për vehten time, po për shokët, të cilët me çdo rast pyesin me ngashërim për ardhjen tuaj. Bashkimi juaj me Faiknë na ka prekur; ish i domosdoshmë dhe s`ka dyshim se të dy kolonat të lidhura tok janë për ne garancia më e madhe…”
Solli për ju Eduart Pasha Vlonjati
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.