Lotët e mallit.
U enda nëpër kujtime .
M’u duk sikur dikush më foli:
– Ç’kërkon në të vdekur,o i gjallë ?!
-Ditët e bukura që jetova mes tyre,-iu përgjigja.
Mallin përvëlues që shpirtin djeg , rropatjen e ditënetëve bashkë me ta,
për ditë më të mira , brengat lotët dhe pritjet e gjata.
-Eja , eja, ktheje dhe ti një gotë!
Zëra të mekur që heshtjen e mbytën u dëgjuan gjithandej.
Hyra mes tyre , më shihnin plot ëmbëlsi e buzëqeshje.
I vështroja i habitur , m’u dukën të gjallë.
Hodha disa hapa , ndala …
Hapat e çrregullt që këllcisnin
mbi uraganin e lotëve dhe një drithërimë shpirti,
nisën të hidhnin vallen e harruar të dhembjes.
Mes dallgëve të dhembjes u gjenda mes tyre.
Ikonat e tyre vendosnin buzët e thara mbi buzët e zjarreve të shuar.
Mes dallgëve të dhembjes ,të dehur prej zhgënjimit dhe mashtrimit
të dimrave që ranë mbi ta , ata sërish vallëzonin valsin e lumturisë .
U luta me heshtjen duke hedhur vështrimin lart ,
bashkë me fjalët që rridhnin si ujvarë prej thellësisë së shpirtit .
Një puthje të nxehtë përzierë me lot malli u dërgova …
U largova me kokën pas duke kujtuar largimin e tyre .
Jashtë endej vjeshta e lotëve të mi , brenda shpirtit ,
dhembja copëza akullnajash kishte shkrirë …
Isha bërë qull prej lotëve të mallit .
***
”Qeparisat e vdekjes lotuar vështronin!”
”Dielli perëndonte ngadalë, mbi Adriatik një kor kukuvajkash ”këndonin”…
copza shpirtrash mbanin mbi supe krijesën e gdhendur prej lotëve!
(Atë e vranë hipokritët dhe heshtën)
Rrënkime engjëjsh dëgjoheshin ngado!
Rrënoja kalash dhe një këngë vaji shoqëronte kortezhin.
Rrugët shtruar me trëndafila të bardhë kokëulur(a) i jepnin lamtumirën e fundit!
Vargut të gjatë i ishin rreshtuar dhe ditët e jetës, ato të cilat i ishin përdhunuar sistematikisht nga lera e hipokritve, qanin si të marra për të!
Kurora dafinash dhe lule shumëngjyrshe mbuluan arkëmortin e tij.
”Mungonin vëllezërit” tretur tashmë ditëve të jetës dhe rrugëve të fatit e të kohës!”
-Ishte shuhar ai që mbillte dashuri e mirësi tek njerëzit.
Qeparisat e vdekjes lotuar vështronin!
Një re e bardhë zbriti prej qiellit e cila mbuloi sipërfaqen me kurora
(më pas) Shpirti i tij shoqëruar prej engjëjve fluturoi drejt kaltërsisë…
Buzëqeshte, udhëtonte galaktikave të yjësisë…!”
****
Bulevardit të kohës shëtis…
Bulevardit të kohës shëtis, ndjej frymëmarrjen e pranverës,
bashkëbisedojë me veten… dhe thërras pa frikë :
”Eeejjj unë, unë jam gjallë!”
Në të djathtë të rrugës dëgjohet një e qeshur, dhe një,
edhe një tjetër, hedh vështrimin. ”Qeshnin virgjëreshat, zverdhur si gjethe vjeshte!”
I shoh’ dhe qesh dhe unë bashkë me to, kjo e qeshur përkon një këngë të humbur, -them!
– ”Afrohen, dhe fytyrat e tyre dalngadalë marrin ngjyrë të kuqëremtë,
habitshëm më vështrojnë dhe buzët u dridhen,zemra të ngrira ,
të plakura nga dimri, frymëzuar nga simfonia mallëngjyese e luleve përreth,
zhveshin kostumet e trasha dimëror…, nxitojnë e vishen me të bardha,
ohh ashtu me të bardha sa shumë u ngjajnë bukurosheve të antikitetit.
” Nisim të vallëzojmë, secila prej tyre kërkon të jetë e para, me një shpejtësi maramendëse këmbejnë trëndafilin ndërmjet tyre,
– sa qesharake duken !
”Ushqehen me dritën e shpresës”,… e më pas thërrmohen e bien një nga një të gjitha, dhe treten me muzikën që i përshkon…! Shkroi : Eduart Pasha Vlonjati Maj 2020