JE NË ÇDO FRYMË E RRAHJE ZEMRE O NËNË!
Sot o nënë,edhe mua thinjat e bardha më kanë filluar.
Por thinjat e tua nëna ime,unë dua çdo çast ti përkëdhel.
Ti shtrëngoj në gjoksin tim,ti puth të ashpërat duar.
Çdo natë që ikën e më s’kthehet, çdo ditë e re që çel !
Të bëhesha dhe njëherë i vogël,do të kisha unë dëshirë.
Të mbështesja kokën në prehrin tënd,ashtu si dikur.
Të dëgjoj rrahjet e zemrës,të ndjej aromën tuaj të mirë!
Të më këndoje ninullat tek djepi,të të shihja plot dritë e nur!
Të bëheshe dhe njëherë e re doja,unë i vogël të bëhesha përsëri.
Aty reth vatrës o nënë, të na këndoje këngët e bukura Çame!
Ishim të varfër nënë,por tek neve,ju derdhet një det me dashuri!
Ti o nëna ime,më bukura ndër shoqe,me jelek e me tumane !
Sot je plakë,por zemra e shpirti i pastër kristal,
të mbeti.
Meraku nënës e vitet,ti shtuan rrudhat në ballë në faqe!
Brenga për filizin që ty o nënë të mungon,koha
kurrë se treti.
Për çdo rrudhë tënden nënë,një buqetë me lule manushaqe!
Të ndjej pranë nënë,në çdo hap,që në jetë hedh i menduar.
Zëri yt,është bërë pjesë e imja,çdo çast më flet më këshillon.
Në çdo kapilar të trupit tim,rreh dhe zemra jote e praruar.
Je në çdo frymëmarrje timen o nënë,sot ,nesër
përgjithmon!