MË NDJEK KUDO FËMIJËRIA IME !
Dikush,në shtigjet e jetës,më ndjek si një hije.
E ndjej ,më ndjekin kudo, dy sy ëndërrimtarë.
Çdo ditë kur dita lind,kur drita e mëngjesit, bije.
Një zë ,nga shpirti më flet, je bërë djalë i mbarë!
Tani jam gjysh,me nipër si yje, s’jam më djalë.
Po zëri prapë më flet,ti mbetesh fëmijë për mua
Ka vite,që më ndjek ky zë,këto të ëmbëla fjalë!
Si zilet e dhive që kullosja dikur, si uji në krua !
Isha me ty më thotë ,kur ti vuaje nga dashuria.
Isha në dasmën tënde,në e shtratin e dashurisë
Në zërin e fëmijëve,kur ti gëzoje, nga lumturia!
Isha në lotët e tu, atë ditën që ike ,prej shtëpisë.
Ik të lutem i them,s’jam më i vogël,tani eci vetë.
Zëri prapë qesh,nga ti thotë, nuk iki asnjëherë!
Unë kam qënë me ty ,që ditën që erdhe në jetë .
Tek ty do të qëndroj,do të të ndjek si hije, si erë!
Je bërë poet,e di,por frymëzimin unë,ta dhashë.
Në jetë,asnjëherë nga unë,stë mungoi dashuria
Unë qava bashkë me ty,kur lotët në sy ,ti pashë.
Unë jam vetja jote,jam shpirti yt,jam fëmijëria!
Oh,oh ,fëmijëria ime e largët,e bukur e vështirë.
Un’ të kam në gjakun tim,në shpirt,të kam në sy
Fëmijëria ime,veç ty stë them kurrë ,lamtumirë.
Ne lindën në një ditë,një ditë do vdesim të dy!
“”””””””””””””””””””
PA DASHURI,NUK MUND TË JETOJ!
Çdo ditë që lind,nuk thith ajër në mushkri.
Zemra,nuk e ushqen trupin vetëm me gjak.
Ajo që më mban mua në jetë, quhet “Dashuri”!.
Më mban ajo të ri dhe kurrë,nuk bëhem plak!
Unë s’pi ujë burimi,apo ujë që rrjedh në gurrë.
Etjen,unë e shuaj me mushtin e dashurisë.
Pa dashuri, unë nuk mund të jetoj dot kurrë .
Dashuria për mua,është muza e poezisë!
Rrugë dashurie,janë rrugët, ku shkel çdo ditë.
Rugëve ju kam vënë emër”rrugët e dashurisë”
Në këto rrugë, marrin jetë të gjitha dashuritë!
Dhe bëhen nota për këngë, e vargje për poezitë!
Deti më flet në emër,se zemrën kam,sa një det.
Diellin kam mik të mirë,me diellin sekrete skam
“Unë thotë dielli ,ngroh të gjithë dashuritë poet”
Mik i përjetëshëm i dashurive dhe i tokës jam!
Maleve u rrita,dashurinë e gjeta kur isha djalë.
E gjeta në rini e futa në zemër,asaj unë i këndoj.
Dashuria është poezi,është më e bukura fjalë.
Të shuhem si qiri,pa dashuri nuk mund të jetoj!