13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Eduart Veli

..DITA E GJASHTË E STAFETËS!
Sot është dita e gjashtë e pjesmarrës sime në
maratonën ndërkombëtare të poetëve ,me 8-ditë-8-poezi;
#PeetMeNotLeake. Jam nominuar nga mikja ime e mrekullueshme, poetja e vargjeve brilante Zonja

Lulezime Malaj

, për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë, bashkangjitur dhe një foton time. Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen dhe botohen në një almanak rus. Çdo ditë do të caktoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës. Sot,unë jam duke ftuar në sfidën e maratonës dy poetë!Njëri quhet

Rrahim Billa

dhe një poet e njeri i mirë,i mrekullueshëm ,nga qyteti verior i Kukësit ,që jo vetëm di të shkruaj poezi,por është dhe një Atdhetar i paepur!Poeti tjetër quhet

Arlond Kermaj

dhe di të shkruajë shumë bukur !Të dy këta krijues do ti japin më shumë frymëmarrje kësaj maratone të bukur !

Poezia ime për ditën e gjashtë të kësaj maratone titullohet :
..MË DUAJ!
Më duaj,siç do shiun në verë,toka e zhuritur.
Më duaj,siç duam dritën,që çdo ditë vjen!
Më duaj,për dashurinë tënde,mbetem i uritur.
Më duaj,si nimfa e jetës,më duaj si oksigjen!
Më duaj,si diellin,që kurrë s’do të shuhet .
Më duaj si yjet, lart,në qiellin e pa anë!
Më duaj si shkronjat,se poezia me to shkruhet.
Më duaj e dashur,vetëm mua,në gjithë dynjanë!
Më duaj,siç do bregun e detit një valë.
Më duaj,fjala dashuri,më e bukura fjalë!
Më duaj,siç do poeti,çdo fjalë,çdo varg.
Më duaj,kur më ke pranë …dhe kur jam larg !
Më duaj ,siç do pëllumbin,një pëllumbeshë.
Jam princi yt i kaltër,ti je për mua je princeshë!
Më duaj,siç ruan folezën e saj një dallëndyshe .
Më duaj,sa të dua,s’dua të më duash ndryshe!
Më duaj,fjalën “të dua”çdo çast të më thuash .
Jam pak i vështirë,vetëm ti mund të më duash.
Më duaj e dashur,nuk dua të jesh në siklet.
Dashurinë e dua,si në përralla,sepse jam poet !
Më duaj,bëhu njësh me mua si detet e oqeanet.
Më duaj,brënda njëri tjetrit,s’na gjejnë tufanet !
Më duaj,si dita e re që vjen e bukur,plot ëmbëlsi
Më duaj,në çdo rrahje zemre,deri në përjetësi!
Nëse ju pëlqen poezia ime,më mbështesni!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.