13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Eduart Veli

DO TË NA MARRË MALLI ,OR MIK!

(Ja kushtoj njeriut të mirë BAJRAM KUBURIT!)Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme
Na vuri në gjumë mik,kjo Coronë e mallkuar !
Në një mëngjes,në shtyllë e pamë emrin tënd .
Thamë se ndoshta kjo flamë,na kishte harruar.
Kjo vrastare e heshtur,çdo ditë vdekjen gdhënd!
Mendova se valët e detit,e ndoqën nga Ksamili.
Besuam se në det thellë,e mbytëm ktë mynxyrë
Sna besohet ende,që një shok si ti,sytë i mbylli.
Na duket,se bën shaka me ne,shoku ynë i mirë!
TI ike befas,s’të pamë dot,se çnur të kish rënë.
Se mbajmë ment,kur të pamë për të fundit herë
Në rrugët e Ksamilit,hijen tënde kudo e ke lënë!
Nuk na the asnjë fjalë, miku ynë,ike,u bëre.. erë!
Rrugëve,ti përshkove mijëra e mijëra,kilometër.
Asnjë sëmundje,mik nuk të gjunjëzoi dot kurrë.
E kam të vështirë,jetën tënde ta hedh në letër.
Por e them me zë të lartë;ishe e mbetesh burrë!
Pak ditë kanë kaluar,që ti nuk je më,mes nesh .
Të shihja në mëngjes e mbrëmje,vite me radhë.
Më duket,se do të shoh në rrugë, apo në shesh.
Çdo ditë miku ynë,do më duket ,sikur ke ardhë!

Ishe njeri i thjeshtë,ndaj përherë do të kujtojmë

Dhe emrin s’po ta them,por jo se e mbaj sekret.

Në dy festa me emrin tënd,njëri tjetrin e urojmë

Që nga varri më thua”Mos ma thuaj emrin poet!

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DIELLI , FLET..,VËLLEZËR !!
Dielli flet vëllezër,e dini..,dielli flet.
Po,po,sot në mëngjes,foli me mua.
Më erdhi tek dritarja,më foli vërtet.
Më foli pak caste..edhe iku,u largua!
Eeeeej,o njerëz,dielli aty lart..flet.
Flet në të gjitha gjuhët e botës.
Miliona e miliarda vite,që therret.
Ky dashnor i përjetëshëm i tokës !
Dielli, flet ëmbël, çdo ditë kur lind.
Dielli flet përmallëshëm,kur perëndon.
Me zë të ngrohtë të flet.,si një prind.
Zgjohu o njeri,jam unë dielli,më dëgjon!
Dielli ska kohë të çlodhet,përherë në rrugëtim.
Çdokujt në botë ,i thotë” Mirmëngjes “!
“Mirëupafshim”,uron dielli,në çdo perëndim!
“Tunjatëjeta o dielli ynë”-unë të përshëndes !
Eeeej,vëllezër,dielli flet, zërin ju a ja dëgjoni?
Eshtë dielli ynë,dielli vëllezër është vetëm një.
Ju shpirtëra të ligj,diellin dot se privatizoni !
Dielli do ndriçojë,sa të jetë jeta..,përgjithnjë!
Eeeej,ndiqe diellin që të flet,vëlla,shok,mik.
Dielli në rrugëtimin e jetës,dhe ty po të fton!
Fute diellin brënda në shpirt,mos e lerë të ik.
Me diellin në zemër,nesër, më bukur agon !!

“GARDEN VILLA VELI”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.