E MORE ME VETE VALSIN E LUMTURISË!
(Këngëtarit e kompozitorit, AVNI MULA)
E more me vete ,”Valsin e lumturisë “.
Që asnjëherë ,të mos i humbasë vula.
Tribun i këngës,shpresës e mirësisë.
Magjistari i madh i skenës,Avni Mula !
Kënga juaj në vite ,u bë sa një oqean.
Kënga juaj ish ninullë,ishte kushtrim.
Ishte si një fllad i lehtë,ish si uragan !
Si krisma maliheri maleve,ish shërim!
Pas aromës së këngëve të tua, vrapoj.
Ndër ara,në dasma,në male e në stane.
Me mall të shpirtit, këngët e tua këndoj .
Këngë dasme,dashurie,këngë partizane!
Stë ndjek dot,këngëtari me flokë me krela.
Kënga juaj,për besë ndalon dhe tërmetin.
Takova te burimi atë vashën me kaçurrela.
Partizanen,që pushkën lidhi me gërshetin!
Gjyshet,në shekuj,do të kenë këngën tënde.
Do jua këndojnë,nipërve,mbesave në djepe.
Zëri yt i ngrohtë,do të na mbetet në mendje.
Valsin e lumturisë,përjetësisht,more me vete!
Valsi i lumturisë,ngjizur qëndron në Atdhe.
I ngjizur me të,edhe ti si gladiator qëndron.
Me shpirt këndove për kët tokë,për kët dhe.
Në parajsën qiell,”Valsi i lumturisë”të këndon!