13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Eduart Veli

..TI…!

(Një poezi që e kam shkruar para 38 Viteve!)

Ti, e mira ,ti e bukura, ti si kreshtë pëmbi valë.
Ti,e çiltëra,ti e yllta ,ti që s’po më shuan mallë!
Ti, si drita e mëngjezit ,ti si trëndafil me vesë.
Ti,e thjeshta gjer në dhembje,ti mi more mentë e kresë .!
Ti,si flladi pranverës,ti plot nur,si zanë bjeshke .
Ti,si borë e bardhë në mal,ti si një lule pjeshke !
Ti,si agu i pranverës,ti si perëndimi pëmbi det .
Ti,që më ndjek si hije,ti që asnjë fjalë s’më flet !
Ti,muzikë e shpirtit tim,ti si fllad më përkëdhel.
Ti,si një erë e lehtë,ti suferinë,ti okide në zabel!
Ti ,si bleta punëtore, ti ortek që zbret nga mali.
Ca fjalë,dua të të them, fjalë zemre ,fjalë malli!
Ti,sykaltëra si deti,këmbëshpejta si drenushë.
Ti,vullkan,e oqean,erë të mirë mban kjo gushë!
Ti,ylber që del pas shiut,ti si hënë me rreze larë
Ti,si drita e mëngjesit,nuk rri dot moj pa të parë
Si Venerë,që del mbi mal,e nga qielli,më kërkon.
Oazin tonë të dashurisë,me isharete më tregon.
Nëpër yje edhe planete,po kërkoj gjurmët e tua.
Më lodhe o laureshë,mos u fsheh,se unë të dua!

Fjala zemrën e bën det,mall edhe mjaltë pikon .

Ti,si shtojzovalle bjeshke,shpirtin tim a e lexon?

Zemra alfabet s’ka,në gjithë gjuhët është njëlloj.

Sytë lexojnë mijëra fjalë,merri,të dy po ti dhuroj!

“””””””””””””””””””

..VALSI I VITEVE TË MIA !
U mblodhën gjithë vitet e mia në një vals të bukur,të shtruar.
Më ftuan ato tërë elegancë ,si partner të vetëm në
vallëzim.
Çohu miku ynë më thanë,me ty një jetë të gjitha jemi
dashuruar.
Si valsi i lumturisë ,me ty së bashku të ftojmë të gjitha në vallëzim!
Ju jeni shumë ju thashë,unë vetëm një,kë të zgjedh më parë?
Së pari kërceva me djepin,sa ëmbël më shihnin dy sy femije!
Në atë djep të drunjtë të vjetë, kam gugasur dhe kam qarë.
Një vals me djepin tim të fëmijërisë, sa vals i bukur
lumturie!
Një fëmijë i shkathët më ftoi në vallëzim,me dhi e me
keca ,maleve.
Në sytë e tij pashë fëmijërinë time,në sytë e tijë pashë
shkëlqim.
Valsi me të ishte unikal,më i bukur nga i valsi i të gjithë festivaleve!.
Ky vals më mbushi me freskinë e maleve me jetë,e me gëzim!
Një djalë i ri më rrëmbeu hopa në vallzim,ishte i bukur
si vetë rinia.
I qeshte fytyra e shpirti,ndjeva që ishte marrëzisht i dashuruar.
Ai s’vallëzonte,ai fluturonte, bashkë me të vallzonte dashuria.
Mes valcesh të bukura dashurie kjo natë,nuk kishte të
mbaruar!
Një vajzë si shtojzovalle,në kërcim ëmbëlsisht më ftoi.
Me mijëra fjalë ,sikur më flisnin sytë e sajë të shkruar.
Ajo ish kërcimtare profesoiniste,si një fugë,si të isha pendë ,më rrotulloi.
Sa do të doja që ky vals këtë mbrëmje ,mos të kishte të mbaruar!

Ca vajza të bukura,si drenusha zbritur nga mali, me ne në vallëzim.

Kërcenin ato si balerina,në një vals të bukur, si rrallë

ndonjëherë.

I mblodha të gjitha vitet e mia,në ktë valcvitesh në një përqafim.

Kanë kaluar shumë vite e stinë,për mua ka vetëm një stinë pranverë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.