20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Eduart Veli

JE NË ÇDO FRYMË E RRAHJE ZEMRE O NËNË!

Sot o nënë, edhe mua thinjat e bardha më kanë filluar.
Por thinjat e tua o nënë,unë dua në çdo çast ti përkëdhel.
Ti shtrëngoj në gjoksin tim, ti puth të ashpërat duar.
Çdo natë që ikën e më skthehet ,çdo ditë e re që çel !
Të bëhesha edhe njëherë i vogël,do kisha një dëshirë.
Të mbështesja kokën në prehrin tënd,ashtu si dikur.
Të dëgjoj rrahjet e zemrës tënde,aromën tënde të mirë.
Të më këndoje ninullat tek djepi,të të shihja plot dritë e nur!
Ah,sikur të ishe dhe njëherë e re ,unë i vogël të isha përsëri.
Rreth vatrës, të na këndoje ti,këngët e bukura Çame.
Ishim të varfër nënë ,por derdhe tek ne një det me dashuri.
O nëna ime,më bukura ndër shoqe,me jelek e me tumane !
Sot ti je plakë,po zemra e shpirti i pastër kristal,
të mbeti.
Meraku i nënës dhe vitet, ti shtuan ty rrudhat,në ballë e faqe.
Brenga filizin,që ty nënë të mungon, koha kurrë
se treti!
Për çdo rrudhë tënden o nënë,një buqetë lulesh manushaqe!

Ti je pranë meje,në çdo hap,që në jetë e hedh i menduar.

Zëri yt është pjesë e imja,çdo çast më flet ,më këshillon.

Në çdo kapilar të trupit tim,rreh dhe zemra jote

e praruar.

Je në çdo frymëmarrje timen o nënë,sot ,nesër

përgjithmonë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.