17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Eduart Veli

PËRSE GJITHË KJO GJËMË..,DERI KUR ?!

Trëndafili në oborr, paska çelë lule plotë.
Por për çudi,askush nga ne,nuk e shikon.
“Çela për ju,më shikoni ,duket sikur thotë”!
Bulëzat e vesës i kthen në lotë,sikur vajton!

Banania në kopësht,u poq këtë vjeshtë-verë.
Ej,flet ajo,provoni frutat e mija,gjthë ëmbëlsirë.
Po zërin e sajë, askush se dëgjon,tretet në erë.
Kemi halle të tjera sivjet,banania jonë e mirë !

Bredhi i bukur n’oborr,lëshoi farat lart në majë.
Sivjet,sikur thotë ,do të bëhemi vëllezër shumë.
Se dëgjoi askush,aty pranë dikush filloi të qajë.
Ktë vjeshtë,virusi coronë lotët i bëri,si një lumë!

Vajza dhe djem yje,sivjet mbetën pa u martuar.
Vallet dhe këngët,u bë kohë që nuk i dëgjojmë.
I rrëmbeu të gjitha sivjet,kjo flamë e mallkuar .
Edhe dielli,yjet,e hëna në qiell,sikur po vajtojnë.

Vajza ime sivjet,se veshi dot fustanin e bardhë.
Dhe miliona të tjera,në planetin tonë,të bekuar.
Vjeshta tjetër besoj,më e bukur,ka për të ardhë.
Së dashuritë asnjëherë,s’kanër për të shteruar!

Trëndafili,bredhi lartë,banania prapë na flasin..
Flasin djemtë si lisa,e vajzat,gjithë dritë e nur.
Miliona shpitra,që nga dheu çdo çast thërrasin.
Përse vallë, ndodhi e gjithë kjo gjëmë.,deri kur?!

Shiko më pak
“””””””””””””””””””
FOL VETËM NI FJALË,BRE BURRË MALCIE!
(Shkruar në dialektin gegërisht!Ju lutem me komentet tuaja jepni vlerësimin tuaj dhe për këtë)
N’kukës ni shokun tem t’shkollës deshta me e gjetë.
M’thanë do burra t’vjetër,shoku yt ka kohë që ka dekë!
Rizain or mejk e vranë për gjak, ke çezma në gurrë.
Për ni gjak që kish ngja vite ma parë,nuk dihet se kurë!
Eh,mu mblodh ni lëmsh n’grykë,deshta vorrin me e pa.
S’besoja kurrë se Rizai kish dekun,e zuna me kja!
Q’ashtu tek vorri,sikur donte t’më fliste me gojë
ky trim.
Mbahu bre burrë,m’vranë për ni gjak, që kish ni shekull miku im!
E rroka n’gjoks rrasën e vorrit,mes lotësh çurrg
i thashë ca fjalë!
Çohu bre trim prej vorrit,nuk ban me qëndru shtrirë dy metër djalë!
Nxansit po t’presin tu japësh dije,ti m’sosh ti shkrim e këndim!
Flake bre burrë at’ pirg me dhe,mbahu fort tek unë or trim!
O njer’s t’mirë si mor’ e nxorrët nga s’nduku i kalbt’kanunin e Lekë Dukagjinit?!
Ringjallët ni vrasje shekullnore e i mort’ jetën Riza trimit?!
Na jena pak vllazën,armën mes vedit kurrë mos me ja tregue!
S’bashku hapsinat e kohës t’përpijmë, t’bahemi shumë për me fitue!
Gjaku jem,të mbahet diell,gjaku jem le të bahet
dritë.
Asnjë vorr mos t’hapë ma plumbi,vorre t’hapin veç perënditë!
U ngrit djali e m’rroku n’qafë,sytë e buz’t i kishin ngrirë.
N’poezi këto shkruji t’gjitha,unë o mejk ju them Lamtumirë!
HOTEL “VEGA” MOSKË ” 09.11.2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.