Ç’TË TË THEM MOJ VJESHTË?!
Ç’të të them moj vjeshtë sivjet?
Sivjet,ti erdhe ndryshe,moj mike.
Dhe pak ditë,jam akoma sikur flet.
S’të pamë kur erdhe, dhe kur ike.
*
Se di o vjeshtë,çtë të them më parë.
Sivjet,se dimë as vetë çna panë sytë.
Zemra e shpirti,sivjet na janë tharë.
Si kjo vjeshtë,mos ardhtë më e dytë!
*
Nuk e dimë,me ty çfarë të bisedojmë.
Mezi prisnim të vije,moj vjeshtë e re !
Këtë vjeshtë sivjet,kurrë se harrojmë.
Miliona jetë moj vjeshtë,i fute në dhe !
*
Ç’ti them më parë,po flas me vjeshtën.
Vetë kjo vjeshtë e bukur,sivjet po qan.
Miliona zëra,ktë vjeshtë,u shuan heshtën.
Dhimbja po na mbyt,është bërë oqean!
*
Kjo vjeshtë sivjet,rend,vrapon si e marrë.
Kërkon tja lërë vendin motër pranverës.
Lotët deri atëherë,besoj se do jenë tharë.
Dielli,do tja zërë vendin shiut,edhe erës!
*
O motër vjeshtë,ti më arta stinë e vitit.
Moj stinë e nuseve,me duvak mbuluar.
Pranvera që vjen,do ta groposë covitin.
Mirë se vjen ti,moj stinë e re, e praruar!