DASHURIA NË JETË ,KA EMRIN NËNË,KA EMRIN GRUA !!

(Ju lutem,miq e mikesha, kexojeni poezinë ..Do fitoni shumë nga vargjet e kësaj poezie!Mos më bëni asnjë like e koment,pa lexuar poezinë!)
Kush të mbajti të ngjizur brënda vetes, nëntë muaj me radhë.
Kush thurri të bukurat ëndërra, si do jesh,vajzë apo djalë?
Kush duroi dhimbjet e lindjes,në krahë e para kush të rrëmbeu?
Tik takun e ëmbël të zemrës,për herë parë,kush ti ndjeu?!
Kush të përkundi në djep,ninullën aqë ëmbël,ty kush ta këndoi?
Kush ta puthi ballin e doçkat e vogla,netëve pa gjumë,për ty kush qëndroi ?
Kush,të mbajti për dore,çdo hap që hodhe,pa masë u gëzua?
Një emër i shenjtë,të shoqëron një jetë, emri “nënë”,dhe emri “grua” !
Çdo tingull e fjalë,gjithë gëzim,gjuhën që ti flet, kush ta mësoi?
Dashuri të çiltër,pa kushte,një jetë,o njeri, kush të dhuroi?!
Tek pragu i derës,kush rri zgjuar,netëve të errta
netëve pa hënë,!
Rri veç një njeri,emërshenjta”grua”,emërbukura
” Nënë”!
Për ty ,kush thurri ëndërra plot diell,me fije ari
qëndisur?
Strehën tënde,kush e mban përherë me ngjyra
ylberi stolisur?
Po jetën,kush vallë e mban gjallë,që rrjedh si uji në krua?!
Kush tjetër,veç emërshenjta “Nënë”,veç e mira grua!
Nëna,jetë nga jeta e sajë të dhuroi,por kurrë stë
kërkoi shpërblim.
Gruaja,jetë të dhuroi,ta mbushi jetën me fëmijë me gëzim!
E shënjtë fjala”nënë”,fjala grua me gërma ari të
shkruhet,sa gjithësia!
Të ikë nga fjalori i gjithë gjuhëve të botës,fjala e zezë “dhunë”!
Si diell,të ndiçojë vetëm një fjalë …”DASHURIA!!