…MOJ DRENUSHË!
Me hap të shpejtë vrapoje,moj drenushë.
Ç’aromë,manushaqe,të vinte ajo gushë !
Gjithë fushë e gjërë,mban erë trëndafili.
Aromën e drenushës, së zbritur nga pylli!
Ndalu moj drenushë, të të them një fjalë.
Mos u tremb nga unë,se jam goxha djalë!
Të të shoh pakë sytë moj,të kaltër si deti.
Në sytë e tu drenushë,mbytem unë poeti !
Të të shoh pak qafën,drenushë,sorkadhe.
Si zanë,zbritur nga mali,si një shtojzovalle.
Të shoh moj vetullën tënde,si një parabolë.
Lermë pakëz të ndjej,si gufon beli yt i hollë!
Drenushë moj,gjinj fryrë,si pjepër e bostan.
Lermë pak ti prek me dorë,tu bëfsha kurban!
Ah,moj dy faqet e tua,porsi mollë starkinge.
Herë më dukesh,drenushë,herë porsi xhinde!
Ah moj,këto dy buzët e tua,ngyer mjaltëzuar.
Të ti puth,me mall të shpirtit,djegur përvëluar!
Balli yt,posi sedef,në të do të shkruaj poezinë.
Ti o drenushë mali,mos ma refuzo dashurinë!
Oh,ç’këmbë që ke,si shishe me ujë të kulluar.
Asnjëherë,nuk u lodhe,gjithënjë duke vrapuar.
Kofshë,bel,dhe të tjera,do ti kem unë ngahera.
Nuse do të marr në shtëpi,sa të vijë pranvera!
Mos më lodh drenushë mali,flake tutje inatin.
Do bëj dasmë të madhe,do ftojmë gjthë fshatin.
Do vishesh si zanë,me fustanin borë të bardhë.
Unë kam një dëshirë,dua shtatë djem në radhë!