14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Eduart Veli

KRENAR FLUTUROJ, SI ZOG I LIRË !!

Unë,linda një ditë marsi në pranverë.
Dhe u gëzuan të gjithë ,që dola djalë.
Manushaqet dhe mimozat kishin çelë .
Ditë marsi ishte,dielli sapo kishte dalë!

Dajua,një penë e letër,më vuri tek koka.

Që unë,njeri i penës,të bëhesha në jetë.

Me kazëm dhe me lopatë, punohej toka .

Te dyja im atë,tek djepi,mi vendosi vetë !

Xhaxhai,nga supi hoqi belxhikun e tij të vjetër.
Nipi im i vogël,të më rritesh tha,për Shqiperinë!
Motra,vuri një tufë lule,se çmund të vinte tjetër.
Si lule,të rritesh vëlla,si lulet që çelin çdo stinë!
Në krah,më mori nëna ime,dy fjalë nëne,më tha.
Rritu me vëllezër e motra bir,me nënë dhe baba
Nënat urojnë me zemër,si nëna që uron të birin.
Të rritesh i mbarë,o bir,hallall ta kam bërë gjirin!
Tokën e dua,kallot në duar smë kanë ikur kurrë.
E desha që fëmijë,edhe tani,që jam bërë burrë !
Pushkën xhaxha,amanet nga të parët,ne e kemi
Ne Shqiptarët,përherë kombi i pushkës,do jemi.
Lule përherë mbolla motër ngado,në çdo stinë.
Ju për mua o motërza,si lule keni qenë,një jetë.
Fjalët me aromë lulesh,na e shtojnë dashurinë.
Lule,motra e dashuri në zemra ,përherë të ketë !

Librat,penën,poezinë,i desha një jetë ,si i marrë.

U bënë shumë vite dajë,kur isha fëmijë,e djalë!

Nënën,babanë,të gjithë i dua me zëmër të dlirë.

Në qiellin e jetës,krenar fluturoj lart,si zog i lirë !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.