Ti, e mira ,ti e bukura, ti si kreshtë pëmbi valë. Ti,e çiltëra,ti e yllta ,ti që s’po më shuan mallë!
Ti, si drita e mëngjezit ,ti si trëndafil me vesë.
Ti,e thjeshta gjer në dhembje,ti mi more mentë e kresë .!
Ti,si flladi pranverës,ti plot nur,si zanë bjeshke
Ti,si borë e bardhë në mal,ti moj si lule pjeshke
Ti,si agu i pranverës,ti si perëndimi pëmbi det .
Ti,që më ndjek si hije,ti që asnjë fjalë s’më flet !
Ti,muzikë e shpirtit tim,ti si fllad më përkëdhel.
Ti,si një erë e lehtë,ti suferinë,ti okide në zabel
Ti ,si bleta punëtore, ti ortek që zbret nga mali.
Ca fjalë,dua të të them, fjalë zemre ,fjalë malli!
Ti,sykaltëra si deti,këmbëshpejta si drenushë.
Ti,vullkan,e oqean,çerë të mirë mban kjo gushë!
Ti,ylber që del pas shiut,ti si hënë me rreze larë
Ti,si drita e mëngjesit,nuk rri dot moj pa të parë
Si Venerë,që del mbi mal,e nga qielli,më kërkon.
Oazin tonë të dashurisë,me isharete më tregon.
Nëpër yje edhe planete,po kërkoj gjurmët e tua.
Më lodhe o laureshë,mos u fsheh,se unë të dua
Fjala zemrën e bën det,mall edhe mjaltë pikon ,
Ti,si shtojzovalle bjeshke,shpirtin tim a e lexon
Zemra alfabet s’ka,në gjithë gjuhët është njëlloj
Sytë lexojnë me mijëra fjalë,merri..,po ti dhuroj!