…DUA !
Dua ta puth dritën e mëngjesit,kur bie.
Dua,diellin që lind me,mall ta përqafoj.
Dua,që Hënës ti vesh një vello nusërie.
Ditës së re ,ëmbël ti them “të dashuroj”!
Dua që këngën e zogjve,ta bëj serenatë.
Një simfoni me zërin e çdo fëmije,që lind.
Të dashurës time,tja këndoj atë çdo natë.
Dua dallgëve të detit,tju flas si një prind !
Dua qiellin,ta bëj pistë të madhe vallëzimi.
Yjet lart në qiel, ti bëj dasmorë të gëzuar.
Çdo natë aty lart ,të mbretëronte gëzimi.
Të martohej Dielli,me Hënën e dashuruar !
Rrugë,të bëhen kapilarët dhe aortat e mia.
Gjaku i zemres,të bëhej verë i thellë sa deti.
Të bëhej festë për paqen,e të ngrihej dollia.
Sa shumë dëshira të bukura,kam unë poeti!
Në gjithë botën ,të mos kishte më plumba.
Gjithë uzinat e luftës,të kultivonin zambak.
Në qiejt e gjithë botës të fluturonin pëllumba.
Në botë,të mos derdhej më ,asnjë pikë gjak!
Ujëvarë drite,dua të bëhen poezitë e mia.
Ty e dashur dhe njerëzve, dua tjua dhuroj .
Asgjë në këtë botë ,nuk është si dashuria.!
Pa dashuri, unë nuk dua asnjë çast të jetoj !
“”””””””””””””””

