DERI KUR?

Imazhe të trishta më shfaqen gjithkund.
Shpirtin e zemrën ..ooh.,.ma turbullojnë.
Një nënë e re djalin e paralizuar përkund.
Vetëm me ujë,ajër e pak shpresë jetojnë !
Një çift të moshuar,shoh në rrugë përidë.
Vuajtjen e mallin e kanë shkruar,në fytyrë.
Gjithmonë të dyve,jua shoh lotët tek sytë .
Përse o zot,e tyrja s’është jetë,po mynxyrë!
Një nënë me djem si lisa..vite e vetmuar.
E harruan nënë zezën,sikur s’ishte askushi.
E vetme,kërcure,pa njeri pranë ,kish mbaruar ..
Djemtë pinin uiski bareve,dhe hanin sushi!
Një lypës pesë gjashtë vjeçar,shoh në trotuar.
I bukur si ëngjëll,dorën e vogël nxjerr ngadalë.
Me dorën përpara,në zheg,në shi dhe në acar .
Lutet e lutet,nga mëngjesi në darkë ,i ziu djalë !
Shoh imazhe,të trishta që s’mund ti përshkruaj.
S’janë sekuenca filmike joo,por janë një realitet ..
Imazhe Migjeniane,që mua më bëjnë të vuaj ..
Që trondisin këtë botë,më shumë se një tërmet!
Deri kur, s’do ti ngrohë të gjithë njëlloj ky diell ?
Deri kur,Hëna s’do të ndriçojë skutat e varfërisë?
Deri kur do të bëjë sehir edhe Zoti Madh,në qiell?
Deri kur do të vazhdojnë dramat e krejt njerëzisë ?
Drama,lotë,uri,vetmi ..,ooh ..,sa shumë dhimbje…
Deri kur…..?!
“”””””””””””””””””
Le të mbash maskë në fytyrë.
Unë ty të njoh shumë mirë !
Gjithë jetën mbete një Kameloen.
Një jetë,ti veç maska prodhon!
Unë të njoh, në çdo kapilarë.
Ti ke maskë edhe në damarë!
Të njoh në shpirt, në karakter.
Ti nga goja nxjerr vetëm vrer!
Maska të mbulon krejt fytyrën .
Por jo zhylin e zemrës, lëtyrën!
Unë këtë maskë ta bëj copë e çikë.
Nga maskaxhintë ,nuk kam frikë!
Maska në sy,me maskë dhe në zemër.
Ke harruar kush je,ti nuk ke emër!
Nuk mund të rrish,një jetë i maskuar .
Ti po vdes çdo ditë ,i rrënuar !
Unë maskën tënde ta çjerr përditë .
Tashmë nuk të mbron,maska tek sytë.
Tashmë je një i vdekur pa identitet.
Le të jesh faraon, apo dhe mbret!
Maska s’ta mbulon dot fytyrën.
As uji i detit ,s’ta paston llëtyrën !
Tashmë qan dhe kërkon mëshirë.
Ti dhe varrin e meriton në shkretëtirë!
Një jetë me maskë, i mbuluar.
Një jetë,jo ti nuk paske jetuar.
Tek varri do kesh veç disa fjalë.:
Jetoi me maskë ,sa ishte i gjallë!
Eduart Veli..Ksamil
“”””””””””””””””””””””””
NË MESNATË !

Sonte në mesnatë,hëngra ca copëza Hëne.
Sa shumë më shijoi,sikur hëngra një pjepër.
Sonte në djep,më këndonte një ninullë nëne.
Sonte,kërceja lisave të malit,sikur isha ketër!
Sonte një yll i vodha qiellit,dhe në gji e futa.
U përlesha me ujqërit,që më ndiqnin me furi.
Një tufë lule në Planetin Mars për ty këputa.
Sonte në Arktik,shkriva akujt e bëmë dashuri!
Në shkretëtirën e Saharasë,piva ujë burimi.
Në majë të Everestit, me një frymë u ngjita.
Një libër e lashë në majë,në shënjë kujtimi.
“Të munda Everest,sa kisha në kokë bërtita”!
Sonte,unë e kalova me not,Oqeanin Atlantik.
U bëra mik me Balenat,me peshq dhe ngjala .
Nuk ndjeja fare lodhje,por nuk kisha as frikë.
Më përshëndetnin ëmbël e më bënin të fala !
Vrapova natës me yje,e u gdhiva në Ukrainë.
I veshur si ushtar kalova unë në çdo llogore.
E pashë nga afër, në pellgjet e gjakut ..Lirinë!
Në gjithë Ukrainën,lexova veç një fjalë,fitore!
Kjo natë e gjatë ,do të doja të mos mbaronte.
Të endesha në natën e bardhë,aty ku lind Liria.
Nuk rendja,gjithë qenia ime drejt teje fluturonte.
Më fliste,më rinonte, më jepte zemër..Dashuria.!