6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Eduart Veli

GËZUAR ERTILDA,GËZUAR LULJA E JETËS!
(Dedikuar bijës sime Ertilda Veli,për ditëlindjen)
Ti na erdhe në jetë një fund Maji, në mëngjes .
Erdhe bashkë me rrezen e diellit,atje lart mbi Mëlles
Duke qarë sikur thoje”Shikoni me diellin bashkë
linda.!
Mama Seti të vuri me një emër të bukur,Ertilda !
Erdhe bashkë me diellin,shtëpinë tonë me diell
e mbushe plot .
Dielli të shoqëroftë në çdo stnë,në jetë dhe në mot!
Një jetë o bijë,si ajo klloçka e mirë,ju kemi rritur me thërrime.
Këtë, mos e harro kurrë në jetë,se ti je bija ime!
Mos e harro kurrë, shtëpinë në kodër,mos harro
rrugët plot gurë.
Kurunën tonë të vogël,gojëmjatat nëna ti mos i
harro kurrë!
Ju kemi lodhur moj bijë,maleve e fushave plot bereqet.
Por djersa është e ëmbël mjaltë,krenari është e shëndet!
Rruga e jetës është e gjatë bijë,ec në këtë rrugë
pa frikë.
Në hapin tënd jam dhe unë,të ndjek si ëngjëlli mbrojtës, me vërtikë.
Ndodh,që mund të rrëzohesh në jetë,por çohu prapë si luaneshë.
Me ty në çdo tik tak zemre,ne përherë pranë do të na keshë!
Vrapo kape kohën,se diellin ti e ke në emër,bija ime.
Zoti i Madh lart në qiell,të faltë në jetë ty vetëm gëzime.
Çdo ditë që lind me diellin,si ditëlindje festofsh moj bijë.
Çdo ditë moj Ertushja e jonë tu bëftë më shumë se njëmijë!
Çdo ditë, që ikën e më s’kthehet,dielli ty të ndrin në emër.
Ndaj merri emrat baba e mama e përjetësisht futi, në tënden zemër!
Nga zemra ne do të flasim do të pëshpërisim e do të urojmë.
Sot dhe sa të jesh në jetë,së bashku ditëlindjen
tënde do të festojmë!
Sivjet një princ i vogël,Amosi i bukur frymon pranë teje.
Është në zemrën tënde në çdo kapilar,është ndër deje!
Mama Erta :”Gëzuar ditëlindjen të thotë,tani jemi tre..
Së bashku me ju festofshim një jetë,në një stinë të re” !
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

PESHA E FJALËS !
Bir,fjala peshon më shumë se guri.
Më thoshte,kur isha i vogël im atë.
Pas fjalës edhe besës lidhet burri.
Fjala është mjaltë,tym edhe flakë!
Fjala,ngre pallate,kulla dhe minare.
Fjala,biri im lule çel në çdo stinë ..
Ah,fjala ndonjëherë hap dhe varre.
Fjala o bir,të rrëzon,në greminë !
Fjala e zezë dhe diellin e sterron.
Vetëm një fjalë,ditën e bën natë.
Një fjalë ..dhe syri e zemra loton.
Fjalës,bëji konak ,thoshte im atë !
Fjalën,nuk’ka kandar që e peshon.
Fjalën,nuk e lajnë detet e oqeanet.
Fjala e zezë miliona zemra lëndon.
Fjala,ngre rrebeshe e mbjell tufanet!
Vetëm pak rrokje ,miqësinë e prishin.
Mjaftojnë ca fjalë,e një dashuri lëkund..
Vetëm pak fjalë,gjithë Botën përmbysin!
Eh,kjo peshë e fjalës si tërmet të shkund !
E ëmbëla fjalë,nga buzë e varrit të kthen.
Lemonjarja fjalë të bën dhe njëherë djalë.
Aromë mira fjalë,jetës i thotë “mirësevjen”!
Çfarë peshë magjike…, ka vetëm një fjalë!
Me fjalë këndohet kënga,shkruhet poezia.
Ninullën,me fjalë na këndoi nëna tek djepi.
Nga e mjalta fjalë,mbiu në zemra dashuria.
Me fjalë shpirti,po ju drejtohem unë poeti !
Dikur,do ikim,do shkojmë në rrugën pakthim.
Vitet që lamë pas,çdo ditë na bëjnë të fala..
I lumtur,ai që gdhendi me fjalë mirësi e gëzim..
Sa peshë të madhe mban mbi vete,ajo:”FJALA”!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.