22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Eduart Veli

PERKUJTIMORE

KJO DATË E MALLKUAR !
Data tetë,nuk dua të jetë në kalendar..
Kjo datë e zezë fizikisht nga ne të ndau..
Pa ty, Kelush të mjerë edhe këtë behar.
Për ty,i miri gjyshit edhe vetë Zoti qau !!
Nuk e dua datën tetë, me shpirt e urrej..
Çdo datë tetë,të përkëdhel në kraharor
Çdo datë tetë dhimbjen yjeve ju rrëfej..
Çdo Ylli,i lutem për ty të bëhet doktorr !
Data tetë ,të largon nga ne edhe një muaj,
Kjo datë e mallkuar,vjen,kurrë nuk harron !
Çdo datë tetë,pa ty ,vetja më duket i huaj
Çdo datë tetë,pranë teje,më afër na afron !
Aah,kjo datë,të çoi larg,në konak të huaj..
Pa nënë,pa baba,pa vëllain tënd bukurosh ..
Pa ty Kelush, o bir, minuta na duhet muaj !
Pa ty or kaçurrels, është e kotë të jetosh!
Çdo datë tetë,dhimbja bëhet njëqind fish
Kjo datë kockat e trupit ,na i ktheu në lotë
kjo gjëmë, të mori në qiell, o i bukuri filiz..
Na i dogje zemrat,ylli më i bukur në Botë!
Në çdo datë tetë, rrjedha e jetës ndalon
Ah,na ka marrë malli, për kaçurelat e tua…!
Ditëve,flasim me portretin tënd ,në sallon
Ti vetëm buzëqesh,asnjë fjalë nuk thua!
Çdo datë tetë,afrohemi pranë,o Ylli polar
Dhe s’kemi për tu ndarë më Kelush,kurrë !
Derë atëherë,do mbushim detin me të qarë
Dhe ti s’do jesh më i vogël,do jesh bërë burrë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.