4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Eduart Veli

MUA MË MJAFTON VETËM TY !
Le të mburret çdokush, që kam kaq e aq milion.
Le të çirret e të fryhet , se në detin e pasurisë jeton.
Le të jem i varfër ,s’më hyn në sy fare, pasuria.
Mua më lumturon vetëm ty,…ty edhe dashuria !
Le ti fryjnë bulçitë,le të krekosen me djamante e flori.
Le të mbajnë konferenca shtypi,se kanë kaq e aq pasuri.
Në shpirt,në zemër kanë vite,që kanë mbaruar .
Mua më mjafton vetëm ty..dhe zemra jote e dashuruar!
Le të shëtisin me jahte lluksoze,le të rrethohen me femra robina!
Le të pijnë pije të shtrenjta, le të marrin poza në të shtrenjtat makina.
Unë me ty dua të shëtis në këmbë,të të shoh në çdo çast në sy.
Nuk e dua e dashur jetën mondane.,.mua më mjafton vetëm ty !
Le të thonë se, kanë eksploruar dete e oqeane të thellë.
Se kanë fjetur me femra në këtë hotel ,apo në këtë kështjellë.
Mua më pëlqen djersa në ballin tënd ,dua çdo çast të të shoh në sy.
Dua të ndjej frymarrjen tënde,çdo rrahje zemre mua më mjafton vetëm ty !
Më mjafton vetëm ty,aromën tënde çdo ditë,me vete e marr.
Aroma jote,fryma jote ,do të më shoqërojë edhe në varr.
Nuk e dua,nuk do ta dua kurrë detin e pafund të pasurisë .
Në lotin tënd dua të mbytem ,në detin kristal të dashurisë!
“GARDEN VILLA VELI “24 09.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.