Ishte fillim Janari.Jashtë bënte shumë ftohtë! Nuk kisha dëshirë të çohesha prej shtatit.Për disa ditë do të shkoja prapë në Tiranë,ku ndiqja një shkollë një vjeçare në degën e kantos, në Qytetin e nxënësve.Në mbarim të vitit, do të bëhej një konkurs tjetër, dhe ai që fitonte do të ndiqte Konservatorin.
Jeta në fshat, ishte siç e kisha lënë në shtator!Prindërit,iknin që në mëngjes për në punë, dhe vinin në darkë fare,gati më të errur!Ditën nuk shihje njeri në fshat!Të gjithë shkonin në punë, që në mëngjes!Edhe fëmijët, që në mëngjes nxirrnin kecërit dhe qingjat dhe i kullosnin ,në livadhe.
Babai, para se të largohej nga shtëpia, për në punë erdhi pranë shtratit,më shpupurisi flokët dhe në porositi:
-Ardit,se mos të zë gjumi!Në orën dhjetë duhet të jesh në Vilë,se do të dërgojë dajo Malua një porosi ,me makinën e qumështit ,nga Vrina!
-Mos u bëj merak ,do shkoj unë baba _ i thashë!
Këto mendoja, ndërsa rrija ngrohtë në shtratin tim.Në fshat, vazhdonte përsëri të hanin nëntë muaj bukë misri, dhe vetëm tre ose katër muaj, bukë gruri.
-Ah dhe kjo bukë misri -thashë me vete!Nuk na u nda kurrë! Le që nuk mund të kapërdihej fare! Mbante një erë të keqe!Dhe e thekur, nuk mund të hahej fare!
Në Vrinë kisha një dajo furrxhi.E quanin Ismail. Shkurt e thërrisnin Malo!Eh çfar njeriu që ishte dajo Malua!E donin dhe e respektonin të gjithë!Ishte shpirt njeriu.Sa njerëz të vuajtur,sa fëmijë që i merrte uria ,sa pleq që ushqente ai,me atë
furrë!Nuk kishte njeri,që të hynte tek furra e xha Malos,siç e thërrisnin,e të dilte andej pa ngrënë bukë të ngrohtë,të sapo dalë nga furra!Kur nxirrte bukën nga furra,dajo Malua,mbante aromë buke…, tërë Vrina!
-I nxorri bukët nga furra xha malua,-thoshin të gjithë !
Shpesh herë, dajo Malua,na dërgonte dhe neve në fshat,bukë gruri me makinën e qumështit, që çonte qumështin në fabrikë, në Livadhja!
– Sa të kesh vëllain gjallë ,nuk të lë unë pa bukë ty,moj motra ime!- i thoshte,me buzë në gaz, ai nënës time Dëshirës!
– Ti na ke rritur ne,ndaj dhe unë do të ndihmoj, sa të jem gjallë!
Nëna ime qante!I hidhej në qafë të vëllait dhe e uronte:
-Marrsh nga ditët e mija,vëlla ,se kam gjashtë fëmijë të keqen motra!Nuk hahet korromanëja e misrit!
Sot ,dajo Malua do të dërgonte përsëri bukë!
Ndjeva një dashuri dhe një mall për dajon tim.
Kur të ikja për në Tiranë ,do të kaloja nga Vrina!
Nuk mund të ikja pa e takuar!Ai për mua ishte, si një baba i mirë,i dhemshur!
Pashë orën!Ishte tetë!Brofa menjëherë nga shtrati.U lava dhe u vesha me nxitim!U kreha para pasqyrës!Më pëlqeu fytyra ime!
-Je bërë Tiranas-tani,-i thashë vetes!
Befas në pasqyrë, sikur pashë veten time,vite më parë, kur shkoja mbas tim ati, me dhitë në male.
-Jo – më foli vetja ime,-Ti kudo ku të shkosh,nuk
të ikin nga mendja dhitë,dhëntë,kecat e qingjat!
U nisa për në Vilë!Jashtë bënte ftohtë. Binte një shi i imët !Në fakt nuk ishte shi ,por borë e tretur e ftohtë!Kisha marrë një çadër me vete.
Tek qendra e fshatit, kalova pothuajse me vrap, sepse, nuk doja të më shihte njeri,ndryshe do të vonohesha!
-Përse kalon fshehurazi, o këngëtar?- më foli një zë i njohur .
E njoha nga zëri!Ishte Fani shoku im i klasës i shkollës së mesme!Më të në shkollë ishim si vëllezër!Shpesh këmbenim dhe rrobat bashkë .
Unë veshja këmishën e tijë,ai bluzën time. Unë veshja xhaketën e tijë,ai vishte xhupin tim!Konviktorët na flisnin me nofkën “vëllezërit”.
– Nuk kam kohë Fani,i thashë-kur u afrua!Dua të shkoj deri në Vilë!
-Po hajde or djalë të bëjmë një lojë shah-më tha ai me zë lutës.
-Jo ,-i thashë ,mos mu lut ,dua të arrij makinën e qumështit ,që vjen nga Livadhjaja!Takohemi në darkë !Dakort kampion?
Fani ishte shahisti më i mirë në shkollë!Nuk i kishte dalë e drejta e studimit dhe punonte në bujqësi!Ama për shah nuk të falte!Edhe në ëndërr lojëra shahu shikonte!
-Ty,Fani, të është bërë mendja shah _i thoshin shokët!Sikur nga një anë të të japin një femër, dhe nga ana tjetër një shah,ti zgjedh shahun i thoshnin ne me të qeshur !
-Mirë vëlla,-tha ai pak i mërzitur ,takohemi në darkë, por do të”gëdëp”!
Kishte fare pak kohë, që ishte shfaqur komdia
“Shi në plazh” dhe ata që luanin letra ose shah,para se të fillonin lojën i thoshnin me shaka njëri tjetrit “Do të gëdëp”,sepse kështu i drejtohej personazhi me emrin Milo,profesor Zenos!
U nisa pothuajse me vrap!Vila ishte pothuajse tridhjetë minuta me këmbë!
Rrugës,nga ecja hidhja vështrime nga fushat, nga malet.Kemi fshat të bukur,- mendoja me vete!Ndërkohë shiu sikur u shtua pakë. Pika sikur ju bë më e madhe!Pikat e çadrës më binin mbi supe.Ja tani isha afër urës së lumit Pavlla
Në fakt e quanin”Ura e Hakiut”,sepse ai e kishte
ndërtuar atë urë,me trungje plepi të gjatë si dhe me ca drurë vertikale, mpleksur me shelgje.Ajo urë shkurtonte shumë rrugën, për në Vilë.Ishte një urë që përdorej vetëm nga këmbësorët.
Lumi Pavlla,ish një lumë i qetë,por shpeshherë në dimër dite nga shtrati,degë më degë ,deri në xhade.Sa herë që dilte e shkatërronte dhe urën,
por prapë Hakiu me disa burra të moshuar e rregullonin!Tek ura e mbylla çadrën.Mbahesha nga kolonat anësore, deri sa më në fund dola në anën tjetër!Shiu sikur shtoi edhe më shumë!E ngava hapin me nxitim,por edhe të mos më futeshin këpucët në llucë, që tani ishin me shumicë në atë rrugë lumi.Befas mu duk sikur dëgjova një zë femre!Ktheva më kokën majtas, nga vinte zëri.
Po një vajzë po më thërriste!
-Ndaloni pakë ju lutem!Ndaloni pakë ju lutem !
Ishte një vajzë pesëmbëdhjetë,apo diçka më tepër ,rome !
Vajza më erdhi fare pranë!Dihaste,ngaqë kishte ecur më vrap. Me kokën ulur mezi belbëzoi ca fjalë!
-Mos ju ndodhet një shkrepse,sa të ndezim një zjarr,sepse kam dhe dy vëllezër të vegjël atje poshtë rrapit?
-Babai dhe nëna, kanë ikur që herët, për shelgje dhe bën shumë ftohtë!Çadra na pikon !Të lutem mos keni një shkrepse ,të ndez një zjarr për dy vëllezërit?-tha vajza rome me një frymë!
Në fakt unë nuk e pi duhanin,por më është bërë zakon të mbaj gjithënjë shkrepse me vete,që nga koha kur e pija duhanin!
Im atë më thoshte “Bir,mbaje me vetë gjithënjë një shkrepse,dhe në çantën që merr me vete në punë,mbajë një racion bukë më tepër, sepse qëllon që dikush ka nevojë për shkrepsen dhe bukën tënde!Sa herë ktheheshim nga shkolla me shokun tim Fanin,babain të cilin e gjenim përherë buzë rrugës na jepte të hanim bukën, që gjithmonë ai e mbante në çantë, pa ngrënë!
-Mosu mërzit ,-i thashë vajzës rome!Kam unë shkrepse, do tjua ndez unë ,zjarrin!
Vajza eci përpara.Unë i shkoja pas.Poshte një rrapi,te një trung të madh,kishin ngritur çadrën. Dy vëllezërit ishin,tetë nëntë vjeçarë!Ishin futur brënda trungut të rrapit!Të lagur deri në palcë. Po dridheshin!Sa më panë mua u gëzuan dhe u çelën në fytyrë!
Mblodha shkarpa aty rrotull, bashkë me vajzën rome.E ndeza në çast zjarrin!Mblodha dru e shelgjishte dhe i vërvita në zjarr!U bë një zjarr bubulak i madh!Zjarre të tilla ne bënim ,vetëm në festat e nëntorit!
Të vegjëlit po ngroheshin!Vajza rome ngrohej në zjarrin që ndeza pakë çaste më parë!Rrobat e tyre po nxirrnin avull!
Sa mirë mendova!Do të ngrinin së ftohti!Vajza po më buzëqeshte!Atëherë e pashë me vëmëndje!Ishte shumë e bukur!Me ca flokë të gjata, të zeza pis,deri afër vitheve.Një fytyrë të rrumbullakët, jo shumë ezmere, sy të mëdhenj me ngjyrë blu si deti të shëndritëshëme .Buzë të trasha, siç i kanë aktoret me ngjyrë…Gjokse të fryra, sikur nga çasti në çast do shpërthenin fustanin e hollë pothuajse transparent!Ajo më shikonte vjedhurazi .Kur merrte frymë ,i hovte beli i hollë.
-Qenka si artiste filmi ,-gati sa nuk thashë me zë!
Po si cila artiste ,më ngjante vallë.?Në çast i solla nëpër mëndje gjithë filmat që kisha parë.
Po,e gjeta se me cilën aktore ,më ngjante!Ishte tamam si aktorja në filmin “Skllavja Izaura”!
Ajo ndjeu, që unë e vështroja dhe të dyja duart i kryqëzëoi mbi gjokset e sajë të frytura! Sa e bukur mendoja!Çfarë kanë më tepër aktoret e kinemasë?Ato shkëlqejnë në filma,ndërsa kjo rome e bukur ..kjo bukuri ,që do ta kishte zili çdo femër, po venitet anës e lumenjve !Më erdhi keq, për atë ,dhe për veten time .Po vonohesha!Mund të mos e arrija makinën e qumështit ,që do të vinte nga Livadhjaja!
“-Të pyes si e ka emrin ,thashë me vete!Të dija si e quanin këtë vajzë të bukur ,këtë rome, që po më lëvronte gjakun ndër deje!
-Si të quajnë o vashë i thashë,nga je,bijë e kujt je ?-mezi belbëzova ,i përskuqur flakë!
Ajo,buzëqeshi lehtë!Ca dhëmbë të bardhë ,si fildish, dolën mes buzëve të bukura..Sytë e sajë ndriçuan në çast,tashmë dukeshin si ai deti në mëngjes, blu në të blertë…Oh sa sy të bukur që ka -thashë me vete…Më të bukur ,se të aktores që luante filmin “Skllavja Izaura”!
– Unë jam JULA,më tha me një zë ,që i dridhej.
-Jam Jula ,bija e Shukriut,ne jemi nga Elbasani, por pothuajse rrimë anës lumenjve. Bëjmë shporta,kanistra,punime artistike..Një herë në vit, shkojmë në Elbasan!Rrepet e shelgjet janë shtëpia jonë!
-Mirë, u gëzova që të njoha Jula ,- i thashë unë!
-Mua ,do të më falësh,më duhet të shkoj!Mbase kthehem,pas pak!Më duhet të shkoj deri në Vilë
U çova dhe ika!Vilën e kisha rreth treqind metra larg!E pashë, që larg autobotin e qumështit .Atë copë rrugë deri në xhade e bëra me vrap!Kozmai, shoferi i autobotit,më pa që larg. Ndaloi dhe i ra borisë.
-Po hajde mo nip,të kishte zë më gjumi,që erdhe me vonesë?Na, merre thesin me bukë, që të ka dërguar dajko Malua!
Më dha thesin me bukë !Më shikonte gjithë dhembshuri,ndërsa unë, nuk e shikoja dot në sy !Ai sikur e kuptoi, ndaj butësusht me buzë në gaz foli:
-Mos të të vijë turp nipçe,dajua jot,i ndihmon të gjithë ,jo më motrën e tijë !Nuk ka burrë si Malo Vrina!
-Faleminderit xhaxhi Kozma,të fala bëji dajos! Kur të iki për në Tiranë do kaloj nga Vrina!
Makina u nis.Unë instiktivisht,i numërova bukët
Dajua kishte dërguar tetë bukë!Nga një bukë për njeri !Më erdhi të qaja!Dajua vinte veten e tijë në rrezik!Sa dajo të mirë që kisha!E hodha në krah, thesin me bukë.
Më lindi një mendim!Do të shkoja prapë aty tek rrapi, ku ishte Jula me dy vëllezërit e sajë!Ata mbase ishin të uritur!Të hanin dhe ata, një vakt bukë !
Sakaq u gjenda përsëri pranë rrapit, ku zjarri burbullonte.Jula,sa më pa, vuri buzën në gaz!Oh çfarë bukurie femërore!Vëllezërit e sajë më shikonin me ca sy sikur thoshnin:Çfarë ke në atë thes,o djalë ?
-Jula, -i thashë me zërin ,që nuk më bindej nga emocioni…,vëllezërit e tu mbase janë të uritur.
-Urdhëro, merri këto dy bukë..mi ka dërguar dajua im .Nuk kam se çfar tju jap tjetër!
Ja lashë dy bukët ,atje tek dera çadrës !
Asaj ju mbushën sytë me lotë!Buzët edhe mjekra i dridheshin! Më zë të dridhur gati në të qarë belbëzoi :
-Nuk di si tju falënderoj!Ju sot na ndezët zjarrin
ndryshe, vëllezërit e mi ,mund të kishin ngrirë!
Tani na sollët dhe bukë!Unë nuk kam se çfarë tju jap…,-ndaloi një hop,fshiu me kurrizin e dorës lotët, që i rridhnin nga sytë dhe shtoi ,si të ishte e madhe..:
-Kjo është jetë, ndoshta një ditë ,do jua kthejmë dhe ne këtë nder !
– Unë jua thashë emrin tim…-tha më një zë të ndrojtur, si e zënë në faj,po ju kush jeni, si ju quajnë, që ti them emrin tuaj tim eti ,Shukriut!
-Babai do të më pyes,për emrin tuaj,…çti them unë e shkreta?
Mu afrua,dhe më hodhi një dorë në sup.Ah ,sa e ngrohtë më dukej ajo dorë!Do të doja dhe unë ta shtrëngoja në gjoksin tim,të dëgjoja frymën e sajë,të dëgjoja tik taket e zemrës së sajë,por jo ..Nuk ishte vendi, nuk ishte momenti !Ajo vajzë po më falënderonte ,si të ishte e rritur !Atë e kishte rritur para kohe, jetë e sajë e vështirë.
-Nuk ka rëndësi emri im Jula!Babait i thuaj :Një djalë që është hallexhi,si edhe ju ,një djalë që ka dhe një vëlla dhe katër motra të tjera!Mbase do të takohemi një ditë.!
I dhashë dotën dhe u largova.Dora e saj digjej! Shiu kishte pushuar.Me thesin me bukë po shkoja drejt shtëpisë.Atje te shtëpia ime, më
prisnin njerëzit e familjes sime!Çdo hap drejt shtëpisë ,më largonte nga një vajzë e bukur, me emrin Jula, që e njoha atje në mes të erës ,të ftohtit dhe të shiut ,një femër që ma tha aqë ngrohtë emrin e sajë “-Jam Jula,bija e Shukriut!
Do ta shihja më vallë?!Ku i dihet mendova, jeta është e madhe!Jemi autorë dhe aktor të kësaj jete!Ishte një ditë e gjatë janari!Binte shi!
(VIJON NË NUMURIN TJETËR)