14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Ejell Miculi

Pse te Hesht ?

Para ftyres ma tunde gishtin
me kercnim m’thrret nji za:
– Hesht po te thom !
Por pse te heshti ?
kur me hesht nuk mundem ma.
Ne shpirtin e sterlodhun e t’vuejtun
per çka shoh e nuk shoh
t’shtypim brengen e zhgenjimit
ne trunin e çoroditun e te trullosun
kur s’mundena ma
t’mbajme helmin e pikllimit .
Me heshtjen si vorr
t’bahena bashkfajtor te krimit
tue hesht te vdesim
e tue vdeke te bahena vorr i protestes
heshtja
vdekje dhe vorr
ky asht fundi i shpreses .
S’mund t’heshti, jo
se s’me len mrenda shpia
as vorri s’me pranon, m’name historia
m’namin t’paret
m’namin edhe sternipat
heshte para krimit, heshte para horit
kur duhej te thrrisje me t’madhe
heshte si gure vorrit !
Hesht ! po te thom
ai za prape me çirret
here si fishkllim gjarpnit
here si trishtim errsinet
I ardhun ka thellsia e shekujve
deri n’ditet e sodit
asht zani i errsines qe t’paret mbyten motit.

Nuk heshti, mor vlla

se nuk e kam un rodin

t’bahem bashkfajtore, t’punoj per horin.

Due te thrras forte

t’çirrem

t’leshoj kushtrimin

te denoj tradhtine

Te denoj, due, krimin !( 2007 Shkoder )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.