8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

EJUP MITA

KOMENTE LIBRI NGA EJUP MITA
“Në kufijtë e së pamundurës”
Një libër nga Serjan Cacaj.
Është një libër i veçantë, një libër ndër më të mirët e kohës dhe të autorit, sipas mendimit tim.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Por pse është i tillë? Është për disa arsye.. Ja disa prej tyre:
libri flet për të sotmen e brezit të ri e të krejtë shoqërisë shqipëtare. Ai nuk merret me të shkuarën socialiste e sa anatemon te sotmen kapitaliste, sikundër bëjnë shumica e autorëve që shfaqen sot në fushën e gazetaris, publiçistikës apo krijimtaris letraro artistike.
Në tregun mediatik e në librat e shkruara të pas viteve 1990, dominon fryma anti komuniste, aq sa duken të njejtë autorë e personazhe librash. Anatemohet sistemi politik i viteve 1945-1990. Ai bëhet përgegjës jo vetëm për fatet e njerzëve por dhe për nature, për bimët dhe kafshët, për lumenjtë, pyjet e malet, etj.
Interesantë është fakti që sërish prej autorëve shan dhe anatemon gjithçka nga e kaluara socialiste, por mbron dhe glorifikon gjithçka nga krijimtaria e vet të asaj periudhe në art, letërsi, shkencë a teknollogji e kudo gjetkë. Kjo bëhet aq shpesh apo aq dëndur saqë bëhet jo vetëm e pabesueshme, por edhe e mërzitëshme kjo lloj literature.
Flitet për prime e socializmit, duke i trajtuar si të pa fajshëm të gjithë kriminelët, vrasësit dhe hajdutët. Ndërsa nuk thuhet asnjë fjalë për heronjtë dhe dëshmorët, për partizanët e partizanet që i zbardhën faqen shqipërisë. Përkundrazi ata trajtohen si vrasës e kriminelë. E kjo nuk ka ndodhur në asnjë vënd të botës.
Në librin “Në kufijtë e së pamundurës”, nuk gjen nga këto broçkulla. Ai nuk merret as me plagët e shoqëris së sotme që janë jo të pakta. Ai nuk flet për institucionet e shoqërisë sotme kapitaliste që ka ardhur deri në atë pikë sa të duket se gjithçka është ndërtuar shtrëmbër e që duhet të shëmbet për ta rikrijuar nga e para.
Libri në kufijtë e së pamundurës, ka vërtetësi në çdo cep e anë të tij. Letërkëmbimi që ekspozohet në libër midis prindit dhe fëmijëve të tij, është fund e krye i vërtetë. Në të përshkruhet e sotmja, realia, e përditëshmja; lufta dhe përpjekjet e vajzave tona dhe e djemve tanë për të siguruar bukën e gojës, strehëz për të futur kokën, perpjekjet për të studjuar e për tu barazuar me vëndasit.
Dora dhe mëndja e autorit ndeshet në çdo fjalë, në çdo rreshtë, në çdo ndodhi të fëmijëve të vetë.
Ai nuk e thotë por lë të nënkuptohet se shqipëria e pas viteve 1990 u braktis nga krejtë brezi ri, jo për faj të tij, por për rrethanat që ju krijuan. Nuk gjen asnjë vënd në botë që brënda një pesvjeçari të largohet nga sytë këmbët mbi 40% e popullsisë.
Lakonik në të shprehur, autori e gjallëron tregimin e tij me ndodhi reale familiare e shoqërore, me pritmëri të pa arrira, me skena që rastë pas rasti i lënë vendi njera tjetrës si ; vuajtjet, pasiguria, konkurenca, dhimbja, shpresa e kështu me radhë.
E bën interesantë dhe tërheqës edhe futja me masë e zhargonit të përditshëm, shprehjet ndërkrahinore, anekdotat, fjalët e urta, ironia, sarkazma etj.
Në libër tregohet jo vetëm fati i brezit të ri, që shumëkush e quan brezi i i humbur, ngaqë ai humbi të arthmen, prinderit, familjen, shokët dhe u ballafaqua me vendet ku shkoi me një realitet krejtë tjetër nga sa e kishte parashikuar.
Libri mban titullin “Në kufijtë e së pamundurës”, nga që tregon përpjekjet e një brezi të tërë të rinjshë shqipëtarë që kërkon të barazohet me si moshatarët e vetë, në vendet ku ka shkuar si emigrant. E kjo është në kufijtë e të pamundurës për shumicën dërrmuese të tyre.
Po ashtu, në kufijtë e të pamundurës është edhe orvajtia e prendit për tu bërë shok e shoqe me djalin a vajzën e vetë, në proçesin e rritjes dhe edukimit të tyre. Por ata i ndan një periudhë që nuk mund të sheshohet kurrë; në përvojën e jetës, në kulturën shoqërore, dhe kohët e kushtet e ndryshme ku lindën dhe u formuan palët. Dëshira për tu bërë dhe mbetur shok me fëmijët, mbetet një iluzion i pa arritshëm nga askush. Fëmija i shikon prindrit në rolin e krijuesit të tyre.
Libri “Në kufijtë e së pamundurës”, është i pa të meta dhe nga drejtëshkrimi dhe cilësia e të shtypurit.
Sidoqoftë, them se autori ndjen gëzimin e punës që ka bërë, ngaqë krijesa e tij pëlqehet e respektohet nga lexuesi, nga familiarët e shokët e shumtë të autorit.
Nga ana ime i uroj shëndet e jetë Serjanit, për të thënë edhe ato që i ruan ende në hambarin e tij intelektual.
Me nderime EJUP MITA
Vlorë më 11 qershor 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.