30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

ELA ZDRAVA

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

LEXO Lexo sa me shume te mundesh,

ujevara agimesh do t’zbresin ne horizontin e mjegulluar,

Lexo sa me shume te mundesh,

ne yllesi te pafundme bota jote krijuar.

Lexo sa me shume te mundesh,

edhe nga vetja mund te shpetosh,

botes, qe krijojne te tjeret per ty,

mos rreziko t’i besosh.

Lexo sa me shume te mundesh,

n’mes te dites t’mos ecesh i verber.

Lexo sa me shume te mundesh,

te arrish te ecesh ne rrugen me te erret.

Lexo sa me shume te mundesh,

ne erresirren e mendjes do t’gjesh shkalle,

ngadale do ngjitesh pa u lekundur,

do t’shohesh horizonte, qe s’i kishe pare.

Lexo sa me shume te mundesh,

jashte shtepise mos t’gjendesh izoluar.

Lexo sa me shume te mundesh,

lirine tende pa kufi ke per t’jetuar.

Lexo sa me shume te mundesh,

aty do t’gjesh farat e te mbjellave te tua,

do t’gjesh dhe ujin t’vaditesh parcelat e mendjes,

te nesermen ta vjelesh bleruar.

Lexo sa me shume te mundesh,

ne zhegun e jetes nje burim do t’gjesh,

ne token djerre t’braktisjes se miqve,

mbi shkembinjte e kohes sytha t’shperthesh.

Lexo sa me shume te mundesh,

ne thellesi t’frikshme do t’gjesh perla deti.

Lexo sa me shume te mundesh,

do t’kesh mbi koke kuroren,

qe s’e ka as mbreti.

Lexo sa me shume te mundesh,

edhe vete do te bindesh sa shume pak di.

Lexo sa me shume te mundesh,

rreziku me i madh i vetvetes t’mos jesh ti.

24/11/2015

Copyright@ELA ZDRAVA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.