2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

ELA ZDRAVA

 

 

BIRI IM
Kur dikush te lyp nje kafshate,
shtroja zemren, beju sofer,
sot korecken e fundit ndaje me te,
neser mund te behet vella a moter.
Kur dikush te kerkon uje ne zhegun e jetes,
njomja buzen e thare, t’i celet buzeqeshje,
meteore t’i shperthejne ne retinen e syrit,
ne qerpike t’i blerojne bisqe jete.
Kur dikush te vjen per te kerkuar ndjese,
hape zemren bir, fale, jepi vlere krijeses,
mos harro behu ortak me kohen,
t’ia shohesh fytyren e vertete ndjeses.
Kur dikush te vjen me sherrin me vete,
largohu prej tij mos u zhyt ne ato dete,
rri sa me larg njerezve negative,
pisllikun e tyre do ta ngarkojne mbi shpine.
Kur dikush te vjen ne porten e gezimit,
gezimin nuk ta shton me pranine e tij,
me dajre percille ne rruge, te shkoje,
lerja shpirtit tend gezimin ta jetoje.
Kur dikush vjen tek ti i pikelluar,
shprese mbilli ne shpirtin e vrare,
ujevara agimesh zbriti ne zemer,
ne rreze deshirash te ndihet i gjalle.
Kur dikush te troket naten ne dere,
hapja porten e shpirtit trokitjes se tij t’vone,
jo me kot halli e solli turravrap te ti,
se mikun me te mire ty te beson.
Kur dikush te vjen e te ulet ne zemer,
beje gjithcka nese per te t’flet dashuria,
preke me shpirt, me respekt e perkujdesje,
nga ajo grua do te te ndrije shtepia.
Kur dikush te vjen per te te sjelle mallin tim,
ne qofte nate, yje mbi koke do te ndrijne,
ne qofte dite, rreze do te mbeshtjellin,
ne qofte shi, pikat lotet e mi do t’sjellin.
Nese dikush te ulet ne preher me cicerima,
ti i therret bir, sikurse shpirti im ty,
mall do t’i mbush zemra jote t’sajat lendina,
birin do ta kesh mrekulline e tete ne sy.
06/06/2019
Copyright-@- ELA ZDRAVA
Imazhi mund të përmbajë: lule
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.