DITES MI JEP SHEKUJ
Bie,vritem,derrmohem,copetohem,
therrmuar ngjizem gjysme e vdekur,
ne frymemarrje ende kam ndjesine e te gjallit,
edhe pse dites mi more shekuj.
Hena arratisur m’jep mermeritjen e qiejve gri,
yjet pluskojne ne ré e me dergojne zbrazeti,
ku terri rrjedh hemoragjine e vet nga jeta per te m’arratisur
pritja me zhyt e me mbyt ne ujevara shpresegrisur.
Ne pritje te agimit,
ne akullin pervelues te vetmise se zbrazet, qe pret te zbrazet nga nje rreze e diellit tim te perenduar,
ne relievin e fytyres, natyra plotepjesetohet me zbrazetiren
nga rrudhosja e casteve shumezuar,
…duke mi marre dites sime shekuj.
Kjo vetmi dhimbjen si camcakez ma bllacit,
kris shiun e ftohte,ku kenga e zogut strukur rri.
rrugeve te cicerimave te trembura,humbjen time kerkoj,
edhe pse dites mi merr shekuj, agimin do ta rizgjoj.
Eci ne shiun e krisur,trup e shpirt te lagem,
qielli i zemres medysh po me ndahet.
ne pritje te shperthimit te asaj rrezeje
te mbytur shkreptimave mes reve,
edhe pse dites mi more shekuj,
pres e mundur, me mundi zemra krisur pas qiejve.
Ne nje shkemb t’shpirtit dielli do pasqyroje,
hapat e tu rrezet do ti shumezoje.
ne preher do t’me ulet parajsa pastaj,
ti me jep qiell,ndaj me vete te mbaj.
Rreze dielli do te thyhen ne dritaren time,
shpirtit do ti jap forme, syrit dritecelur, shperthimin e embel rizgjimit,
edhe pse dites mi more shekuj.
Hapat e tu do ma shembellejne fytyren ne medaljonin e henes,
hija e se ciles tashme shfaqet ne muzgun e shpirtit, te endrres.
Yjet do ti zbres ne shikimin tend,
era mbi floke t’me sjelle gishtat e tua,
guasken e buzeqeshjes ne guret e zemres ta gjej e te vesoje mbi mua.
Ulur brigjeve te mallit,kembezbathur, te dy plot kripe,
plote shkume,duke kalteruar,
vjedhur diellin, behemi drite mahnitese e perendimit
portokalli i qiejve mbi floke pikuar.
I ndjej hapat e tu,u dashurova me “kercitjen” e tyre
kembezbathur,pa kale te bardhe, pa marrezi,
marrosur si femija pas perralles,
sepse perralla ime m’u bere ti.
Perralla ime e bardhe, kembezbathur,
plot kripe,plot shkume, plot drite,
kalteruar ne valsin e mjaltezuar te valeve
duke mi dhene shekuj times dite.
ELA ZDRAVA