0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Ela Zdrava

 

MENDIMET
Muret e thepisura te mendimeve,
dhome akullnaje me mjeshteri ndertojne,
stalakmiteve majemprehta zemren hedhin,
ne akujt e pergjakur shpirtin zaptojne.
Mendimet e nxira pisllikun kundermojne,
honeve te shpirtit zemren perplas,
dhoma e akullt me muret e larta,
ne erresire keqas e ze ne cark.
Mendimet ulen ne fundin e shkalleve,
te clodhen sadopak, qofte edhe njecik,
cohen tinezisht e nuk ndalen,
ngjitin shkallet dy e nga nje.
Ne rremuje te hallakatur plot zhurme ,
ngjiten deri ne kupolen e trurit,
dergojne gjemime, mbytur ne pluhur,
aq fort sa plasin dhe gurin.
Here mendimet perqafohen ne mall,
here grisen, hidhen pa vlere tutje,
ka dhe mendime, qe loti s’i ndal,
ka dhe mendime, qe vriten ne lutje.
T’hedhin e t’presin ne qindra menyra,
skutave te shpirtit ato strehohen,
ne stacione pritjesh te ulin pa kohe,
dhimbjes se zemres i nenshtrohen.
Mendimet ankohen, keq ngacmojne,
aq sa bejne zhurme kot me kot,
token nder kembe tundin, therrmojne,
nisin te vrapojne e nuk ecin dot.
Mendimet te marrin si gjethe vjeshte,
te zvarrisin e te hedhin aty-ketu,
te gdhijne e te ngrysin me krahe shprese,
per te gjetur strehe s’dine se ku.
Mendime te mykura, s’njohin driten,
memece, te heshtura, te mekura pa zë,
mendime te zgjedhura njohin vleren,
skaliten ne fjalet, qe mbahen mend.
Mendime te pabindura, llogari s’te japin,
te stermenduara, te lodhura me shprese,
mendime te urta,cqe celin dritare,
mendime te shkelin, te ngrejne dhe peshe.
Mendime te befta, pa trokitur,
te lodhin, te semurin, te ftohjne,
te cojne ku ke qene e ku s’ke qene,
te ushqejne, te mbushin, edhe te ngrohjne.
Mendime, qe mbledhin cicerima,
cdo grimce e trurit me to kendon,
ka dhe mendime, qe mbjellin lule ,
lendinave te shpirtit zemra vrapon.
Mendimet e trishtuara leri n’fund te gotes,
mendimet e rremujshme derdhia botes.
Mendimet plot drite, shprese e gezim,
rrembeji, me to ulu deri n’agim.
Ela Zdrava
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.