17.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Prill 2026

ELA ZDRAVA

SHPRESA
Shpresa eshte genjeshtare,
zvarre te degdis ne lugine te madhe,
me nje pike uje larg t’shtegton,
vrapon ne te pafundmet livadhe.
Shpresa eshte tinezare,
shkelqimin e endrres ta ndryshk,
mysafire e ngelur pas dere,
me dhuraten ne dore: myshk.
Shpresa eshte endacake,
rreth orbites tende rrotullohesh,
uje burimi qe s’shteron,
ta shuan etjen sa here lodhesh.
Shpresa eshte shtegtare,
nje therrime t’i jep fuqi kraheve,
pulebardhe ne fluturim te kaltersive,
lodron e shkumezon mes valeve.
Shpresa eshte diellore,
t’i zgjidh duart, zemren, gjuhen,
arrin te behet edhe mizore,
kur ta zgjat aq shume torturen.
Shpresa eshte eshke,
n’stuhi e orteqe ndez shkendi,
ujevare qe te zbret ne agime,
ylber pas te krisurit shi.
Shpresa eshte qiellore,
per ty i hap gjithe qiejt,
edhe lulen e cel nder gure,
akull, qe ndez prush diejt.
ELA ZDRAVA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.