14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Eleutheria Muco

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

SHPRESE PER FUNDIN E VETMISE

Nuk e dua ne kafaz jeten
Nuk eshte atje ambjenti im
Dua te flas me te verteten
Te hap krahet per fluturim
Fusha e male te kapercej
Detet e kalter pambarim
Te shoh dhe boten pertej
A ka buzeqeshje ne njerezine?!
Ku t’i coj tufat me lule
Nje cokollate ta fal ku?! …nuk di
As festa dhe as gezime
Nje mot i ngrysur…melankoli
Me shkopin magjik ne duar
Si ne perrallat per femije
Do jete momenti i triumfuar
Kur te themi jemi te lire
Parandjenje kam ,friken do e kemi
Kur te takohemi do bejme cudi
Do pyetemi bera keq apo mire
Distanca do na mbetet veti.
Kthese e enderruar ndodhte kete vit
Portat te hapen kat me kat
Bashkim me njerezit perseri
Pa dorashka dhe pa maske.

Eleutheria Muco 10/1/2022. Athine.

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

GJENDEM MES JUSH
Vec nje gje dua te them
FB kujtimet na i sjell
Por shume keq po me vjen
Te isha mes jush kisha zell
I kujtoj me shume mall
Momentet mbledhur te gjithe
Po tani si do veje ky hall
Me deshperime prej vetmise?!
Nuk eshte kjo deshira
Jane detyra , imponime
Thone se eshte me e mira
Per situaten anonime
Do vije momenti i deshiruar
Te mblidhemi perseri
Me njerezit e dashur perqafuar
Me shpirt e me zemer flori
Familjes REXHEPI i uroj nga larg
Nga afer t’iu uroja desha
Shendet dhe nje vit te mbare
Se shpejti prape …
Le te kemi shpresa.

EL. MU. 5 .1 . 2021. ATHINE

“””””””””””””””

365 Ditet.
365 mengjeseve degjoj Mirmengjes !
E kenaqur edhe kur s’ka diell
Disa me perqafime , brenda 4 mureve
Disa nga larg me vijne te ngrohta si rrezet.
365 mbremjeve pas sobes se ngrohjes
Mbledhur ne nje dhome fillonte biseda
A u lodhe si kalove ,si do jete e nesermja
Interesimi zhduk te ftohtin, ç’eshte e verteta.
365 rruaza ka gjerdani im ne qafe
Tek i mbeshtjelle rrathe – rrathe
Disa te shkurter , disa varen te gjate
Edhe pse jane shume, prape i mbaj.
E mbaj sepse eshte shume i shtrenjte
Çmimin atij nuk mund t’ia gjej
I perbere prej duarsh qe me mbajne mbeshtjelle
Boten ne kembet e mia m’a kane sjelle.
Dashurise tone si prinder te gjithe e dime
Vleren ia gjejme atje ku e dhame
Falenderojme Zotin dhe per vitin tjeter
Me kaq e lente, mos behemi dhe tamaqare.

Eleutheria Muco.31/12/2021. Athine.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.