“””””””””””””””””””””””””
Këtu luaj pa unazën tim ~ p o e z i ~
Në tregun e gjyqit,peshkun e vlersojnë pa hala,
se jeta të pikturon edhe mjeshtër të grepit.
Të jesh grep,e ke humbur unazën në përralla,
e përballja të ka dhënë vënd,në fundin e detit.
***
Loja e peshkut,është korografia e gozhdës,
pa këpucë,
ku, corapet të zënë frymën,pa rrjet.
Gishti- grep e jeta- rrjet’ ,ësht’ firmosur me lluc’,
prandaj peshku i vogël,nuk futet n’ shtet.
***
Korografia e peshkut,ësht’ spektali më i paguar,
sepse vdes m’ i vogli dhe i madhi,mbetet-skllav.
Peshkaqëni xhvishet pa mbretri
e dhëmbë të rruar,
por detin,ai,e ka të rrethuar me litar.
***
Peshqit e vegjël ,vetëm tek peshkaqënët,
s’kanë frenat.
Këtu,ata,s’e paguajnë ,asnjëher’ taksën e lupsës.
Gjykatsit numurojnë halat ,për të blerë sirenat…
Ata,kanë senaforin e kufirit ,plus,
njomzimin e gushës.
***
Gusha është noterizuar me korografin’
e peshkut,
i cili,me shtetin ,puthet n’tengel e buz’ më buzë.
Lupsat luajnë unazën e grepat,
në trapezën e lekut .
Dhe,detet shoshisin halat ,
nga agu,në mbrëmjen-shpuzë!
ELHAM PASHA
Sukse në rrugën e bukur të fjalës artistike ku ju dalloheni ti kombinoni figurat letrare si Bethoveni që kombinon notat muzikore !