22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

ELHAM PASHA

Ulu pranë meje bashkë me sinonimet
~ p o e z i ~
Më ka dal nami si kodosh i puthjeve…
Lumi thau vetveten pa shiun e lutjeve .
Më ka dal fama për grilat e fjalës…
Mjalti u tret në buzë- nënshtetsi e radhës.
Nami edhe fama sinonim në brazda…
Zjarri shuan eshkën se ka frik’nga kashta.
Hap e mbyll grilat,e,goja nuk pushon…
Nami krihet te pasqyra,fama vec noton.
Thasët me intriga,gurë mbi emrin tim…
Ku mbolla mbiemrin s’paskam sinonim!?
Kodoshi i puthjeve,alfabet prej morsi…
E mira e kësaj bote ,cep më cep s’e sosi.
Hap e mbyll grilat- fjala edepsëskë…
Zbriti shpiri i zëmrës,më shleu cdo këst.
ELHAM PASHA
L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso
Më erdhi radha përball detit ~ P O E Z I ~
Sytë e m’i kanë bojën e qiellit.
Sa herë shkumzon deti më dhëmbin ata.
Jam i vjedhuri i diellit
dhe deti kërkon dënimin.
(S’e përcaktoi dot cmimin…)
Që të mos rrudhen sytë ,
luaj flatrat edhe me verbinë e vitrinave.
Nuk është lojë që m’a kërkon shamia!?
***
Po,hëna më hedh cengelat
e më zhyt në Bajkal…
Varacion nga trajneri i epruvetave…
***
Këtu vishem si rus e herë si tartar.
Lëkurën time la t’a përdorin
edhe tapet për kozakët.
Dua t’a fitoj cmimin…,
për të qënë balerinë edhe në Balshoi…
Do t’i tres dallgët e deteve
se im at mbetet qielli.
E hëna shërbëtorja e nënës time,
po,përherë status dite e drite,
mbuluar me pelerinën e akullit të Siberisë,
që nga shtëpia.
***
O det,nënshtrou syve të m’i
se unë,s’kam fai edhe kur ,fytyrën,
mes dallgësh e laj
që të peshoj e gjykoj qiellin!?
Prap,unë do të mbetem syqiell,
me ëndrrën për t’u hapur portat,
në kryqin e tre kufijve:
sy,zëmër e art .
ELHAM PASHA
L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta, occhiali_da_sole e spazio al chiuso
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.