“””””””””””””””””””
Kam zbritur nga deti ~ POEZI ~
Kam zbritur nga deti,lagur e pa lagur.
Me sy më ndjek mileti, pushka qënka varur.
Pushka s’qënka bosh,varur në litar…
Nëse do të rrosh, yjet mbai ngarkuar!
Ku mbin trimria , rrugës që s’ka fund
E sythet hap liria ,raund mbi raund?
***
Kam zbritur nga deti,ardhur nga oqeanet.
Vlla me tërnetin,xhaxha me mekamet.
Hapas,më ndjekin hijet, cilindër bote !?
Zëmra s’m’i rrok ligjet,s’troket me shorte.
Zbrita e në ara,s’kam harruar mbiemrin!?
Kontinetet, mbi gishta e gara,
Dreri mos të ketë- emër…
ELHAM PASHA
Katanja- Rakusa, Itali, shkurt 2022.