E kam larg- atë që dua ~ p o e z i ~
Bota paska shumë male
që s’t’i kap globi i syrit.
S’ është e leht’ të jesh n’ valle:
shtatqind celsa, larg drynit.
Shtatqind hapa, janë dy celsa
e t’ gjithë barin e kosita…
Jap e marr të vdes kërkesa …
Atë që dua,në zëmër e ngjita.
Cdo kërkesë,një firmë udhe
se bota ka shtëpi sizmike .
Ripyes qiellin : a m’a prure…?
Tunden kycet, gozhdë publike.
Ajo q’ më do,ndodhet sygdhirë…
Qan për mua me lot tropiku.
Tek eskimezët shkrij rrëshirë
e brënda kycit nuk vdes liriku.
Bota paska vathë plumbi
të varen zërat,teli i telit.
Ajo që më do ,s’është qytet gjumi.
Shtatqind hapa – biografi e bunkerit.
ELHAM PASHA
“”””””””””””””””””
Gjëmbat e trëndafilit ~ p o e z i ~
Më kanë thënë se gjëmbi e trëndafilit
Të dhëmb më shumë,
Por unë nuk e besoj …
Dashuria është palcë,
Ku eshtrat s’kanë shtëpi …
Prandaj përplasem me petalet.
Dhe ato, gjumin m’a mbysin në lum…
Ruhem nga gjëmbat e fërrës
E lajkat e këngës…
Ata,nuk kanë porta në kufi.
ELHAM PASHA
“”””””””””””””””
Në atë pyll ka shumë pyje ~ p o e z i ~
Në atë pyll ka shumë pyje
e cdo pemë,një pyll më vete .
Në dorën time zbret një gjethe :
më kërkon dritëz ylli ,
jo qytet,futur në lente.
Këtu, luaj me ketrat- cirk pa diell
e hija, e pyllit më ftoh sytë .
Nuk është natë me cadra të zeza ,
por Njutoni me ca viza
e me kollë,thellë në fyt .
***
Në atë pyll ka shumë pyje …
Një pyll i dendur, vetëm me mollë .
Luajnë grifshat ,kokërr më kokërr
se është grisur shporta e njeriut .
Hapa sytë përtej degve:
një nepërkë më ndjek Isakun
që pylli të bëhet lesh e li ,
pa një mollë e gravitet.
***
Në atë pyll ka shumë pyje
e një pyll me fjalë të vjedhura…
Në dorën time pikoi mjalti
që t’a nxjer në treg të zi .
Hesht më tha druvari :
hap ombrellën,
po bje shi !
ELHAM PASHA