TË PRITA !!!
Te pullazi i shtëpisë së vjetër
Pritja ardhën tënde
Një dashuri zbritur nga qielli
E mendoja qëndrimin tënd të djalëris
E ti gjenerali quajë vehten
Krahë gjërë shtatë gjatë
Me trukun e shpejtësisë
Zbritje ngadal shkallëve
Duke i numëruar një nga një
Hapat e tu të gjatë
Kush mund të ndaloi forcën tënde
Ata hapa që fluturojnë në kujtime.
Mbetur në memorien shkruar
Me shkronja ari….
Rrugë e shtruar në kalldrëm
Mijëvjeçare është lagjja ime
Eh, sa kujtime të bukura
Mbajnë fshehtësinë e dashurisë
Takime sy më sy shiquar
As puthjet e zjarrta
Si morri era e motit dot
Ndërtuam qerdhe me gurë
Si dy zogj cicirima bashkë
Te pullazi i shtëpisë së vjetër
Shoqëruar nënë ombrellën e natës
Thurrëm kurorën e dashurisë .
Kala qëndrese që nuk shembet kurrë.
Elhame Gjyrevci Danimarkë.
“””””””””””””””””””””””””””””
ËNDRRAT MAGJIKE
Përtej një botë tjetër
Menduam ëndrrat magjike
Nuk arritëm aty pari
Ku e menduam cakun
Të lodhur e të rraskapitur
Pa gjumsi e rëndë
Këmbë e duar lidhur
Vrapo dehur po të mundesh
Në muzgun e natës
Qfar trishtimi kur bie këmbanat
Ta dërmon trupin të tërë
Kot shef ëndrrat magjike
Sinjalizon mendja të bëmët
Të një ëndërr sy qelur
Po nuk arrin kurrë ti perqafojsh
Atë që e bart zemra tek yjet
Ngjyrat e ëndrrës Magjike
Mbetër piktur e kohës që po jetojmë.!
Elhame Gjyrevci Danimarkë.