18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Eli Zeneli

MUNGESA SONTE SHKRUHET N’ DITAR

Unë n’ tryezë sonte jam ulur kot,

Ta ngris një gotë që tani, n’start,

Se një gotë tjetër pret mbushur plot,

I mungon dora që ta ngrisë lart.

Ndaj dhe kjo natë më ngjan krejt gri,
Mungesa sonte shkruhet n’ ditar,
Dhe s’ kompensohet mbase e di,
Është natë e fundit në kalendar.

Por një urim e nisë unë prapë

Si kod mirësjellje, për korrektësi,

Le të vije te ti sonte me vrap,

Për jetë të lumtur, për dashuri!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.