16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Elidon Ymeri

Kam qeshur e kam qar
Më kan shar dhe i kam shar
Kam falur e më kan falur
Kam bër mir e kurrë s’jam ndalur
*********************************
Kam udhëtuar pa përtuar
Edhe kurr nuk jam dorzuar
Me pak fjal kam jetuar
Flas për pjesën e kaluar
********************************
Nuk e di për pjesën tjetër
Sot i ri nesër i vjetër
Lind një pyetje pa pergjigje
Dhe natyra ka shum ligje
********************************
Vitet ikin një nga një
Ikin ashtu pa bër zë
Ikin të lidhura zinxhir
Ne prap mbetemi mysafir
Kush më von e kush më par
Të gjith jemi kalimtar
********************************
Elidon Ymeri
Një këng u këndua k,tej nga anët tona
I morën disa sharje lëvdata me miljona
Ju këndoft zemra o burrat e traditës
Kjo këng del nga shpirti në mezin e ditës
Ju mos u gjunjëzoni se nuk ësht gabim
Ti këndosh traditës ësht vërtet vlersim
****************************************
Nuk e shkruan ligji ndalimin e kēngës
Askush se ndalon të drejtën e zemrës
Ata që ju shan dhe ju nënvlersuan
Se njohin traditën prandaj u zemruan
Kjo këng do jetoj gjat lart në malet tona
Kjo dyshe e bukur nga vërça e sulova
****************************************
Ju paçim sa malet o burrat e këngës
Ju uroi me shpirt me fjalët e zemrës
Jeni dhe do mbeteni burra me tradita
E bukur ju qoft jeta miljona ju bëft dita
Jeni të mirpritur ju hapet çdo der
Kënga e traditës zdo vdesin asnjëher
*****************************************
Elidon Ymeri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.